1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Hoti: Gjendja në Mitrovicë e qetë dhe nën kontroll

Qyteti i Mitrovicës u trondit sërish nga shpërthime të reja dhe protesta të dhunshme.

Ura mbi lumin Ibër

Ura mbi lumin Ibër

Në natën duke u gdhirë dita e shtunë në veri të Kosovës janë regjistruar gjashtë të plagosur, dy dyqane të djegura dhe tetë makina të dëmtuara. Zëdhënësi i policisë së Mitrovicës, Besim Hoti i cili për programin shqip të Deutsche Welles përshkruan ngjarjet e mbrëmshme nënvizoi se trupat e NATO-s dhe EULEX-it kanë marrë situatën nën kotroll.


"Rreth orës 22:40 të natës së mbrëmshme një shpërthim është regjistruar në veri të Mitrovicës, pranë një kafeterie lokale me ç'rast janë dëmtuar tetë vetura civile të cilat ishin të parkuara përpara këtij lokali. Ndërsa në mesnatë, diku rreth 24:00, nga një grup personash që konsiderohen të jenë banorë të naconalitet serb të veriut të Mitrovicës i është vënë zjarri dy lokaleve në lagjen e boshnjakëve të cilat janë pronë e shqiptarëve. Gjatë intervenimit të forcave të policisë dhe të zjarrfikësve, të cilët kanë tentuar të shuajnë zjarrin në këto dy lokale, ka ndodhur një shpërthim i një mjeti ende të paidentifikuar nga i cili gjashtë zjarrfikës kanë pësuar lëndime trupore. Policia e Kosovës ka kërkuar menjëherë edhe asistencën e forcave të KFOR-it dhe njësiteve të EULEX-it të cilat kanë arritur të vënë situatën nën kontroll. Sot (03.01.) situata paraqitet e qetë dhe nën kontroll por mjaft delikate në aspektin e tensionimit marrë parasysh incidentet që kanë ndodhur gjatë ditëve të fundit", tha Besim Hoti.


Ndërkohë që trupat e NATO-s dhe policia e EULEX-it kanë shtuar trupat dhe mjetet e patrullimit në të gjithë zonën, presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu u bëri thirrje qytetarëve që t'u shmangen provokimeve të ndryshme dhe t'u ndihmojnë institucioneve të rendit për ruajtjen e stabilitetit dhe qetësisë.

  • Data 03.01.2009
  • Autor Esat Ahmeti
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GRML
  • Data 03.01.2009
  • Autor Esat Ahmeti
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GRML