1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Horst Këhler rizgjidhet president i Gjermanisë

Presidenti i rizgjedhur optimist për të ardhmen

I gëzuar për rizgjedhjen, presidenti gjerman Horst Köhler

I gëzuar për rizgjedhjen, presidenti gjerman Horst Köhler

Rezultat më i ngushtë nuk mund të bëhej: 613 vota i duheshin presidentit aktual të Gjermanisë Horst Këhlerit, për t'u konfirmuar në post edhe për pesëvjeçarin në vazhdim, dhe po aq mblodhi

Në votimin e Asamblesë Federale që u zhvillua në ndërtesën e Rajshtagut morën pjesë 1223 delegatët nga e gjithë Gjermania. Horst Këhler, i cili gjatë votimit ishte larguar nga ndërtesa, u duk mjaft i lehtësuar kur dëgjoi këtë rezultat.

"I pres me gëzim vitet e ardhshme dhe ju premtoj, se edhe më tej do të jap maksimumin tim", tha presidenti i ri në fjalën e rastit. Ai përvijoi gjithashtu një pamje optimiste për të ardhmen: "Vendi ynë është në një krizë që ka kapur gjithë botën, por Gjermania është e fortë".

Rivalja socialdemokrate Gesine Schwan uron presidentin Köhle për rizgjedhjen

Rivalja socialdemokrate Gesine Schwan uron presidentin Köhle për rizgjedhjen

Urimin e parë, presidentit të ri ia dha rivalja e tij kryesore Gesine Schwan (Gesine Shvan). Socialdemokratja Schwan, profesoreshë e shkencave politike, e cila garonte për herë të dytë kundër Këhlerit, arriti të merrte vetëm 503 vota, megjithëse teorikisht me votat e socialdemokratëve dhe të të gjelbërve mund t'i fitonte të paktën 514. Ajo kishte krijuar pakënaqësi tek disa delegatë nga kampi i saj me deklaratat e dhëna kohët e fundit për sistemin komunist të RDGJ-së.

91 vota shkuan në emër të kandidatit Partisë së Majtë, Peter Sodan. Aktori i njohur mori në këtë mënyrë dy vota më shumë se numri i delegatëve të majtë në asamble. Përveç tyre në garë ishte edhe një kandidat i partisë së djathtë "Unioni Popullor Gjerman", i cili mblodhi vetëm katër vota.

Autori: Anila Shuka
Redaktoi: Pandeli Pani

Audio dhe video për temën

  • Data 23.05.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HvuZ
  • Data 23.05.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HvuZ