1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Hongkongu pregatitet për flakën olimpike

Të premten (02.05) flaka olimpike do të mbërrijë në Hongkong i cili gëzon një status special në Kinë. Demonstrime të mëdha si ato që janë mbajtur në stacionet e tjera të maratonës së pishtarit olimpik nuk priten.

default

Portetsta dhe masa të rrepta sigurie në pritje të flakës olimpike në Hongkong

Në një nga rrugët e shumta të dyqaneve në Hong Kong njerëzit të ngarkuar me çanta nxitojnë, dëgjohen zilet e celularëve, biznesmenët lënë takime - hongkongasit janë shumë të zënë me punë, si gjithnjë.


Në lagjen Kowloon po merren masa për mbërritjen e flakës olimpike. Për mbrojtjen e saj disa rrugë do të bllokohen. Në mënyrë që demonstruesit të mos shqetësojnë maratonën e pishtarit olimpik do të mobilizohet një prani e madhe forcash sigurie. Policia e Hongkongut ka marrë njoftime për organizimin e demonstrimeve gjatë vrapit të pishtarit olimpik. Shprehja e mendimit të lirë është në rregull për shumë hongkongas. Një grua që blen në një treg shpreson: "Kjo është në rregull. Tek ne egziston liria e mendimit. Por gjithçka duhet të jetë paqësore."


Një tjetër thotë: "Unë mendoj se kushdo ka të drejtë të shprehë mendimin e tij. Eshtë fare në rregull të shprehësh mendimin tënd por dhunë nuk duhet të ketë."

China Olympisches Feuer in Hongkong Protest

Protestat në Hongkong kanë nisur para disa ditësh. 30 prill 2008 protetstë e aktivistëve pro-demokracisë


Kushdo që pyetet në Hongkong merr gjithnjë të njëjtën përgjigje: shprehja e mendimit miratohet por dhuna dënohet. Ashtu si pjesa tjetër e botës edhe hongkongasit i kanë ndjekur me shqetësim ngjarjet në Tibet, reagimet e Partisë Komuniste Kineze, protestat gjatë maratonës së pishtarit olimpik dhe burgosjen e aktivistëve për të drejtat e njeriut në Kinë. Kur mori përsipër organizimin e lojërave olimpike Kina premtoi se do të përmirësonte të drejtat e njeriut, kujton Mark Allison nga organizata Amnesty International në Hongkong:


"Kemi shumë pak sinjale për përmirësim të të drejtave të njeriut në prag të lojërave olimpike. Bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjë më shumë presion. Kina ka burgosur aktivistë. Ne na nevojiten politikanë drejtues në botë që të angazhohen për të burgosur si Hu Jia apo Yang Chunlin. Situata për aktivistët kinezë të të drejtave të njeriut është shumë kërcënuese. Ata kanë nevojë për mbrojtje. Ata burgosen megjithëse Kina e di se bota i ka sytë të kthyera nga ajo për shkak të lojërave olimpike. Kjo është tejet shqetësuese."


Në Hongkong i cili gëzon një status special në Kinë, njerëzit mund të njihen me raportet e organizatave për të drejtat e njeriut. Ata mund të lexojnë si mediet perëndimore ashtu edhe artikujt e shtypit të kontrolluar nga shteti në Kinë. Nëse dëshërojnë hongkongasit mund të krijojnë opinionin e tyre të lirë. Pjesa më e madhe e tyre ndihen të ndarë në dy realitete. Nga njëra anë ata dënojnë ngjarjet në Kinë, por nga ana tjetër pjesa më e madhe e hongkongasve janë vetë kinezë. Ata janë krenarë për kombin e tyre dhe gëzohen për lojërat e ardhshme olimpike. Në Hongkong do të mbahen garat e hipizmit. Shumë hongkongas ndihen edhe të lënduar nga kritika e ashpër e perëndimit ndaj Kinës.

  • Data 02.05.2008
  • Autor Aldenrath, Petra
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DsAS
  • Data 02.05.2008
  • Autor Aldenrath, Petra
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DsAS