1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Hong Kongu po hyn në një periudhë me 'turbulenca politike'

Përdorimi i gazit lotsjellës nga autoritetet dhe përshkallëzimi i i protestave shënojnë një pikë kthese në fushatën pro-demokraci në Hong Kong, thotë profesor Sonny Lo për DW.

Edhe pas përdorimit të gazit lot-sjellës dhe dhunës së policisë një ditë më parë, mijra protestues pro-demokracisë dolën sërish në protestë në rrugët e Hong Kongut. Mijra vetë refuzuan të lirojnë tre nga rrugët kryesrore edhe pas dhunës së policisë, sipas disa vëzhguesve ishte më e keqja që pasi Kina mori nën kontroll ish koloninë britanike në vitin 1997.

Në tenativë për të kontrolluar turmën, policia përdori sparj me piper dhe qëlloi gaz lot-sjellës, për herë të pas autonomisë së rajonit në vititn 2005, kundër studentëve të zemëruar që dolën në demonstratë.

Ky reagim erdhi pas njoftimit të bërë më datë 31 nga autoritetet kineze se do të kontrollojnë me kujdes nominimin e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme për Shefin Ekzekutiv, që do të zgjidhet më 2017. Komiteti më i lartë legjislativ vendosi që lideri i ardhshëm i qytetit do të zgjidhet me votë popullore, por vetëm pasi secili kandidat të jetë aprovuar nga shumica e 1200 antarëve të komitetit zgjedhor.

Për vite të tëra, reformat elektorale dhe ato politike kanë qenë burim përplasjesh me Pekinit dhe Hong Kongut, por tenisonet janë rritur së tepërmi muajt e fundit, ku çështjet financiare janë bërë shkak i një serie protestash pro-Pekin dhe pro-demokraci.

Sonny Lo, Drejtor i Departmaentit i Shkencave Sociale pranë Institutit të Edukimit në Hing Kong, thotë në një intervistë për DË se zyrtarët e Hong Kongut duhet të bisedojnë me përfaqësuesit e protestuesve për të qetësuar situatën.

DW: Autoritetet kanë përdorur gaz lotsjellës kundër demonstruesve, diçka që ndodh rrallë në një territor gjysëm autonom? A është kjo një pikë kthese për lëvizjen pro-demokraci në Hong Kong?

Sonny Lo: Sigurisht që përdorimi i gazit lotsjellës dhe sprajit me piper nga policia kundër protestuesve pro-demokraci, është prova se qeveria e Hong Kongut po mban një linjë të fortë. Kjo mund të çojë në zhvillimin e protestave dhe përplasjeve të tjera në ditët dhe javët e ardhshme. Situata politikE në Hong Kong është bërë e paqendrueshme.

A ka shenja se qeveria e Hong Kongut do të bisedojë me protestuesit?

Deri tani nuk ka patur asnjë sinjal nga qeveria. Ajo ka dërguar vetëm policinë ndaj tyre. Zyrtarët të cilët janë përgjegjës për reformat politike duhet të nisin një dialog direkt me liderët e protestës, në të kundërt acarimi do të vazhdojë gjatë, dhe kjo do të dëmtojë ekonomikisht Hong Kongun.

Sa e vështirë është situata për tu menaxhuar nga autoritetet?

Unë mendoj se organizatorët e protestës janë duke ndjekur një taktikë guerrilase. Policia duhet të llogarisë se mund të ketë të bëjë me situata më të vështira. Nëse policia do të përpiqet të përdorë më shumë forcë apo të keqtrajtojë ndonjë protestues, pasojat mund të jenë shkatërruese. Shpresojmë të mos ketë viktima gjatë protestave, në të kundërt kjo mund të çojë në krijimin e një lëvizje për mosbindje civile.

Çfarë mund të bëhet për të qetësuar situatën?

Liderët e Hong Kongut duhet të urdhërojnë policinë që të mos jetë aq agresive. Qeveria gjithashtu duhet të ketë propozime për reforma sa më shpejt të jetë e mundur dhe të garantojë se nuk do të ketë diskriminim kundër kandidatëve demokratë në zgjedhjet për Shefin Ekzekutiv.

Ata duhet të dialogojnë gjithashtu me liderët pro-demokraci, direkt ose përmes mediatorëve. Ka raportime se të paktën një nga pjestarët e këshillit ekzekutiv pranë Shefit Ekzekutiv i ka kërkuar komisionerit të policisë të shpjegojë pse lejoi përdorimin e dhunës të shtunën në mbrëmje.

A ka të dhëna se mund të ndërhyjë Pekini?

Pekini nuk do të ndërhyjë. Pozicioni i tij është shumë i qartë: vendimi i Komitetit nuk mund të ndryshohet, është ligji dhe Hong Kongu duhet ta zbatojë.

Profesor Sonny është Drejtori i Departamentit të Shkencave Sociale dhe bashkë.drejtues i Qendrës për Qeverisje dhe Qytetari pranë Institutit të Edukimit në Hong Kong.

DW.COM