1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Homoseksualët mund të adoptojnë

Çifteve homoseksuale të regjistruara me ligj u lejohet të adoptojnë fëmijët e adoptuar më parë nga partnerët e tyre. Kësisoj gjykata kushtetuese kërkon të drejta të barabarta për homoseksualët si për çiftet e martuara.

ILLUSTRATION zum Thema schwule Väter. Ein schwules Pärchen geht am Donnerstag (04.11.2010) mit ihrer Tochter in den Herrenhäuser Gärten in Hannover Hand in Hand spazieren. Die Familienidylle scheint perfekt: Vater, Mutter und Kind. Doch dann will der Vater nicht mehr dazugehören und outet sich als schwul. Ein Familienmodell, das nicht selten ist. Bundesweit soll es 200 000 bis 300 000 schwule Väter und Ehemänner geben. Foto: Michael Löwa dpa/lni (zu dpa-Korr.:Schwule Väter und ihre Ängste vom 05.11.2010) +++(c) dpa - Bildfunk+++

Themen der Grünen Homosexualität

Gjykata kushtetuese në Karlsruhe shpalli sot vendimin e saj për të drejtën e adoptimit për çifte homoseksuale. Në të ardhmen këtyre u lejohet të adoptojnë fëmijët e adoptuar fillimisht prej partnerit. Në gjuhën juridike bëhet fjalë për 'adoptim pasues'. Deri tani çiftet e së njëtës gjini, meshkuj a femra, lejoheshin në fakt të adoptonin fëmijët e partnerëve të tyre, mirëpo në dallim nga çiftet burrë dhe grua ata nuk lejoheshin të adoptonin fëmijë të tjerë. Kundër këtij kufizimi kishin ngritur padi dy çifte homoseksuale, sepse në këtë rregullim shihnin një shkelje të parimit të barazisë kushtetuese. Një mjekeje nga Münsteri i ishte mohuar e drejta për të adoptuar edhe ajo fëmnijën e adoptuar nga Bullgaria të partneres së saj shumëvjeçare. Në seancën kryesore ishin dhënë shenja se gjykatësit kishin ndër mend ta forconin të drejtën e partnerëve homoseksualë, për të adoptuar fëmijë.

Kryetari i senatit të parë të gjykatës, Ferdinand Kirchhof, u shpreh se rregullimi i deritanishëm shkel si të drejtat e fëmijëve ashtu edhe ato të partnerëve homoseksualë për sa i takon trajtimit të barabartë. Fakti që bëhet fjalë për partnerë homoseksualë nuk e përligj këtë lënie në hije, tha Kirchhof. Ky grup personash mund të garantojë njëlloj si çiftet e martuara për të mirën e fëmijës, vijoi ai. Kirchhof vuri më tej në dukje se në saj të ndryshimit të legjislacionit pas këtij vendimi përmirësohet pozita ligjore e fëmijës. Fëmija përfiton veçanërisht në pagimin e jetesës dhe në të drejtën e trashëgimisë nga të dy prindërit. Për ndryshimin e legjislacionit gjykatësit vendosën si afat 30 qershorin 2014.