1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Hollbruk: njohje e ngadalshme ndërkombëtare për shkak të Rusisë

Ish i ngarkuari amerikan për Ballkanin, Riçard Hollbruk ju drejtua me një fjalim deputëve të kuvendit të Kosovës. Ai tha se pavarësia e Kosovës duhej të qe mundësuar shumë kohë më parë nga faktori ndërkombëtar.

Riçard Holbruk

Riçard Holbruk

Ish i ngarkuari amerikan për Ballkanin, Riçard Hollbruk, gjatë një fjalimi drejtuar deputetëve në kuvendin e Kosovës, tha se vendimi për shpalljen e pavarësisë ka qenë i drejtë dhe këtë ai këtë e ka kërkuar shumë kohë më parë. Ai kritikoi faktorin ndërkombëtar, i cili nuk i krijoi kushte Kosovës ta shpallë pavarësinë që shumë kohë më parë. Riçard Hollbruku tha se marrëveshja ndërkombëtare që i lejoi Kombet e Bashkuara të vendosin misionin në Kosovë, theksonte qartë, se tre ose katër vjet pas vendosjes së misionit të UNMIK-ut, qytetarët e Kosovës duhet të marrin fatin e tyre në duart e veta.

Në këtë linjë, Hollbruku tha se SHBA, të cilat kishin një rol kryesor në çlirimin e Kosovës, kanë bërë lëvizje të ngadalshme, mirëpo megjithatë, rrëfimi përfundoi me sukses. Kosova shpalli pavarësinë dhe tash ajo është e lirë. Ai tha se Kosovën e kanë njohur 46 vende të botës, nuk është një fillim i keq, por, jo i mjaftueshëm.

"Arsyeja pse njohja është më e ngadalshme sesa do të dëshironin ca njerëz këtu është e thjeshtë. Rusët kanë filluar një fushatë të gjerë dhe të egër kundër pavarësisë, nëpërmjet ambasadave të tyre në çdo kënd të botën. Ata nuk kanë asnjë arsye për një gjë të tillë. Nuk kanë interesa strategjike këtu, por mohojnë vullnetin demokratik të popullit të Kosovës", tha Riçard Hollbruk.

Ai tha se është shumë e rëndësishme që pavarësia e Kosovës të njihet nga vendet fqinje të Kosovës dhe padyshim edhe nga Serbia. Hollbruku shpreson se në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila mbahet në shtator, shumë vende do ta konfirmojnë vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe kjo ai beson se do të ndodhë edhe nga vendet e botës arabe. Riçard Hollbruku tha se Kosova padyshim duhet të jetë e orientuar nga BE, sepse e ardhmja e saj është në Evropë. Ai tha se nëse Kosova nuk bëhet anëtare e BE-së brenda 10 vjetëve, do të jetë një vend i izoluar. Për këtë arsye, Riçard Hollbruk, porositi qeverinë e Kosovës që synimin për anëtarësim në BE ta vërë në plan të parë, ndërsa, BE-së e porositi që ta kushtëzojë pranimin e Serbisë në këtë organizatë me njohjen e pavarësisë së Kosovës.

  • Data 09.09.2008
  • Autor Bekim Shehu/Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FERp
  • Data 09.09.2008
  • Autor Bekim Shehu/Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FERp