1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Hollande në prag të samitit të BE-së: "Kursime: Po. Të dobësojmë ekonominë: Jo"

Presidenti i Francës Hollande u shpreh në Parlamentin Evropian kundër kursit të ashpër të kursimeve. Edhe eurodeputetët janë kundë shkurtimeve të buxhetit, ato janë të gatshëm për kompromis, por jo me çdo kusht.

epa03569001 French President Francois Hollande (L) delivers his speech at the European Parliament in Strasbourg, France, 05 February 2013. EPA/PATRICK SEEGER +++(c) dpa - Bildfunk+++

Francois Hollande in Straßburg

Përgatitjet për samitin e buxhetit BE-së vazhduan (05.02.2013) jo në Bruksel, por në Strasburg. Në fjalimin e tij të parë në Parlamentin Europian presidenti francez, François Hollande, përsëriti moton e tij, që ndoshta do ta sjellë edhe në samitin e BE-së: "Kursime: Po. Të dobësojmë ekonominë: Jo"

Hollande bëri thirrje për më shumë zhvillim dhe punësim. Kjo politikë duhet të përshtatet në kontekstin kombëtar të shteteve dhe duhet zbatuar me kujdes. "Nëse jo, ne e çojmë Evropën në një politikë kursimesh pa fund dhe unë mbrohem kundër kësaj", tha Hollande në Strasburg.

Çështje kredibiliteti

Auf dem Bild: Innenhof des EU-Parlaments in Straßburg, Frankreich. 16.1.2013. Rechte: Philipp Böll / DW

Selia e Parlamentit Evropian në Strazburg

Evropa duhet të ketë një kornizë veprimi për shtatë vjet dhe të tregojë se është në gjendje të vendosë e bashkuar, me kryetarët e shteteve dhe qeverive dhe parlamentarët e BE-së, tha presidenti francez: "Bëhet fjalë për besueshmërinë tonë. Jo vetëm për kredibilitetin tonë në çështjet financiare, por edhe për kredibilitetin tonë politik."

Por kursin e moderuar të kursimeve të shoqëruar njëkohësisht me strategjinë e zhvillimit François Hollande duhet ta argumentojë në samitin e BE-së (7. - 8.02.) kundër atyre drejtuesve të shtetit, që duan ta zvogëlojnë në mënyrë të konsiderueshme kuadrin financiar disavjeçar të propozuar. Në nëntor 2012 dështoi përpjekja e parë për një marrëveshje. Tani në prag të samitit të BE-së qarkullojnë propozime të reja për kompromis. Shumica e deputetëve të BE-së nuk janë dakord me shkurtimet e përmendura, thotë Martin Schulz, kryetar i Parlamentit: "Parlamenti Evropian është i gatshëm, të bëjë kompromise, por jo sipas motos: "Me çdo kusht". Parlamenti insiston që të mos e zvogëlojë buxhetin evropian, tha Schulz: "Jo në formën, siç është parashikuar në propozimet e fundit, që na janë ofruar nën tavolinë."

"Ne do t'i refuzojmë propozimet"

epa03536557 Martin Schulz, President of the European Parliament, speaks to the Members of Parliament during the plenary session in the European Parliament, in Strasbourg, France 15 January 2013. EPA/PATRICK SEEGER

Martin Schulz, president i Parlamentit Evropian

Udhëheqësi i grupit parlamentar të kristiandemokratëve, Joseph Daul, ishte më i qartë: "Këto propozime shkojnë në drejtim të gabuar. Në vend që të investojmë në të ardhmen e Evropës, frenohet rritja në Evropë, duke shkurtuar buxhetin", thotë Daul. Ai vuri në dukje se 94 përqind e buxhetit të BE-së, rrjedhin sërish si investime në buxhetet shtetërore. Jemi të vetëdijshëm për krizën, vazhdoi francezi Daul: "Por ne jemi për një buxhet të besueshëm, për një Europë, që nuk u shmanget qëllimeve të deklaruara të saj." Propozimi aktual për buxhetin nuk përmban asgjë nga kjo, paralajmëroi Daul: "Dhe unë që tani mund t'ju them: Ne do ta refuzojmë atë, zoti president".

Sepse Parlamenti Evropian duhet të miratojë kornizën shumëvjeçare financiare dhe ka njoftuar tashmë se nuk do t'i aprovojë shkurtimet e mëdha. "Unë njoh një mënyrë shumë të mirë, për të shmangur një marrëveshje të keqe", tha Joseph Daul, i brohoritur nga kolegët e tij parlamentarë: "Ne punojmë për dy ose tre vjet me buxhetet vjetore dhe hapim një perspektivë të re. Kjo për ne nuk përbën asnjë problem.

"Thoni jo"

epa03570149 President of the European Commission Jose Manuel Barroso delivers his speech in the European Parliament in Strasbourg, France, 06 February 2013. EPA/PATRICK SEEGER

Salla plenare e Parlamentit Evropian

Që negociatat mes kryetarëve të qeverive do të jenë shumë të vështira dhe ndoshta do të dështojnë për herë të dytë, këtë e dinë të gjithë pjesëmarrësit. Kanosja me votë parlamentare nuk është e mjaftueshme. Kështu Guy Verhofstadt, shef i liberalëve në Parlamentin Evropian dhe ish - kryeministër i Belgjikës, kërkoi nga presidenti francez Hollande, që t'i kundërshtojë shkurtimet e buxhetit: "Thoni jo, ju lutem! Thoni jo! Na lini t'i themi së bashku jo kësaj kornize financiare, e cila nuk është serioze."

Dhe kolegu i tij Daniel Cohn-Bendit shtoi: "Marrëzia më e madhe është, të thuash:. Nëse ne kemi nevojë të kursejmë në nivel kombëtar, duhet ta bëjmë këtë edhe në nivel evropian." E kundërta është e vërteta, tha deputeti i Partisë së Gjelbër në një fjalim mjaft emocional: Meqë ka recesion në shtetet anëtare, ne kemi nevojë për një buxhet të BE-së, që mund të stimulojë ekonominë."

Kritika të ashpra britanike

Kritika të ashpra kundër presidentit francez - nuk është për t'u çuditur - erdhën nga radhët e deputetëve britanikë. Nga njëra anë ato ishin të motivuara politikisht, nga ana tjetër zhvilloheshin përgjatë frontit ndërmjet kursimit dhe investimit. Kështu eurodeputeti konservator Martin Callanan i tha presidentit francez: "Që kur ju jeni në pushtet, ne shohim se sa shkatërrues mund të jetë socializmi, madje edhe për një vend të tillë të pozicionuar mirë, si Franca", tha Callanan. Po të shohësh më nga afër krizën e euros, konstaton se kudo kanë qenë qeveritë socialiste, ato që zbrazën xhirollogarinë kombëtare, qoftë në Spanjë, në Portugali, në Britaninë e Madhe dhe në Greqi." Dhe tani qeveritë konservatore dhe të qendrës së djathtë pastrojnë kaosin e lënë pas", tha Callanan.

Është e qartë, se si do të jenë frontet e betejës në samitin e ardhshëm buxhetor. Sepse ndërsa Franca është kundër kursimit, kryeministri britanik David Cameron dëshiron që buxheti i BE-së për shtatë vitet e ardhshme të shkurtohet shumë. Këtë e dëshiron edhe kancelarja gjermane, por jo me aq këmbëngulje. "Unë nuk besoj se negociatat me zonjën Merkel do të jetë më të vështirat", tha Francois Hollande, pa përmendur në mënyrë eksplicite David Cameronin.