1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Hollande i bën thirrje Izraelit për zgjidhjen e konfliktit

ml/gmf (dpa/afp) / Esat Ahmeti19 Nëntor 2013

Mysafiri foli për miqësinë me Izraelin. Por ai nuk kurseu mikpritësit e tij as nga vërejtjet: Izraeli duhet të kërkojë paqen me palestinezët, tha presidenti francez Hollande në Jeruzalem.

https://p.dw.com/p/1AKhy
Fotografi: Reuters

Hollande iu drejtua me një fjalim deputetëve në parlamentin izraelit. "Paqja do të jetë fitorja juaj e madhe," tha vizitori nga Parisi. Hollande përsëriti kërkesën e tij për ndërprerjen e plotë të punimeve të ngulimeve izraelite në rajnet palestineze. Zgjidhja për Lindjen e Mesme janë dy shtete të pavarura, të cilat do të ndajnë Jeruzalemin si kryeqytet. "Status quo-ja nuk mund të vazhdojë", tha Hollande.

Francois Hollande gjatë fjalimit në Knesset
Francois Hollande gjatë fjalimit në KnessetFotografi: Reuters

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu theksoi se qeveria e tij përpiqet për një zgjidhje me dy shtete në Lindjen e Mesme. Ai iu drejtua në fjalimin e tij drejtpërdrejt presidentit palestinez Mahmoud Abas dhe e ftoi atë për një vizitë në Knesset - ndërsa ai vetë do të shkojë për vizitë në Ramallah. "Le të thyejmë bllokadën e procesit të paqes", tha Netanjahu. Udhëheqësi i opozitës Shelly Jachimovich përsëriti se Partia e Punës e tij do të punojë që Netanjahut t'i sigurohet shumica në parlament në rastin e një zgjidhjeje paqësore me palestinezët .

Një lidhje e fortë

Hollande siguroi Izraelin gjatë fjalimit të tij në parlament për "miqësinë e thellë" të vendit të tij. "Historia ka krijuar midis nesh një lidhje të fortë dhe të pathyeshme", tha ai. Kryetari i parlamentit izraelit Juli Edelstein vlerësoi "udhëheqjen e guximshme" të Hollande-s në luftë kundër pajisjes së Iranit me armë bërthamore. Hollande tha se Franca nuk do të lejojë që Irani të posedojë armë bërthamore.

Edhe gjatë udhëtimit të tij në Ramallah Hollande është angazhuar për ndërprerjen e ngritjes së ngulimeve izraelite. "Franca është kundër ngulimeve", tha ai pas takimit me presidentin Abas. Ndërsa Abas tha nga ana e tij se ata duan të vazhdojë negociatat e nisura në korrik me ndërmjetësimin e SHBA me Izraelin, pavarësisht nga mosmarrëveshjet e fundit mbi projektet e ngulimeve të reja.

Francois Hollande në konferencë të përbashkët shtypi me Mahmoud Abbas
Francois Hollande në konferencë të përbashkët shtypi me Mahmoud AbbasFotografi: Reuters

Hollande u shpreh edhe për gjetjen e një zgjidhje të problemit të refugjatëve, "sepse përndryshe nuk mund të ketë asnjë marrëveshje." Izraeli refuzon kthimin e miliona refugjatëve dhe pasardhësve të tyre në vendbanimet e tyre të mëparshme. Abasi tha për këtë se: "Pesë milion refugjatë presin për një zgjidhje dhe përfundimin e konfliktit".

Hollande gjatë vizitës së tij në rajonet palestineze vizitoi dhe vuri një kurorë me lule edhe në varrin e liderit të vdekur para nëntë vitesh të palestinezëve, Jasser Arafat. Gjatë ekzaminimit të kufomës së tij janë gjetur vlera ta shtuara poloniumi. Palestinezët pretendojnë se ai është vrarë nga Izraeli.