1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Hollande dhe Obama kërkojnë më shumë angazhim nga shtetet e tjera

SC/wl (afpe, APE, dpa)11 Shkurt 2014

Në Paris i duhet të përballet me dështime dhe defekte, në Uashington Presidenti francez Hollande konsiderohet një partner i besueshëm. Plot simbolikë ishte edhe fillimi i vizitës së tij tek Presidenti Obama.

https://p.dw.com/p/1B6aZ
Hollande dhe Obama në pronën historike të Thomas Jefferson në Monticello/Virginia.
Fotografi: reuters

Strategjia në Siri, ajo ndaj regjimit të mullahëve në Iran, mënyra e veprimit në Mali, Afrikën Qendrore dhe shtete të tjera afrikane në krizë: bashkëpunimi mes SHBA dhe Francës është aq i ngushtë sa nuk ka qenë prej vitesh. Vizita shtetërore e Presidentit francez François Hollande në SHBA zhvillohet nën një yll të mirë. E harruar duket koha e akullt para rreth dhjetë vjetësh, kur Franca u pozicionua kundër pushtimit të Irakut të drejtuar nga SHBA.

Vizitë "tek Jefferson"

Fillimi i vizitës treditore në SHBA duket i zgjedhur me zgjuarsi: Presidenti Barack Obama e ftoi Hollande për një vizitë të shkurtër në pronën historike të legjendarit Thomas Jefferson në Monticello/Virginia. Hartuesi i deklaratës së pavarësisë dhe Presidenti i tretë i SHBA-së konsiderohet si babai i miqësisë amerikano-franceze.

Francois Hollande vizitë shtetërore në SHBA.
Fotografi: Reuters

Në një artikull të përbashkët për gazetat "Washington Post" dhe "Le Monde" Obama dhe Hollande vlerësuan partneritetin e ngushtë mes dy vendeve të tyre. Në të njëjtën kohë ata drejtuan edhe kërkesa ndaj shteteve të tjera, për të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë dhe paqen në botë. Më shumë shtete duhet të ndajnë "peshën dhe çmimin për lidershipin" në botë, theksuan në artikullin e tyre dy kryetarët e shteteve.

Ata shprehën mbështetje për një partneritet tregtar dhe investimesh mes SHBA dhe BE. Presidenti amerikan dhe ai francez bënë thirrje për më shumë përpjekje për mbrojtjen e klimës. Ata kërkuan mbështetje për një "marrëveshje ambicioze globale" me "masa konkrete" për reduktimin e gazrave që shkaktojnë efektin serrë.

Darkë madhështore pa "Première Dame"

Hollande këtë të martë (11.2.) do të pritet me nderime ushtarake në Shtëpinë e Bardhë. Më pas Obama do të japë një banket shtetëror për mysafirin e tij socialist. Francezi shkon atje pa "zonjë të parë": pas zbulimit të një lidhjeje sekrete dashurie, ai u nda së fundi nga partnerja e tij prej shumë vitesh Valérie Trierweiler.

Hollande shoqërohet nga një delegacion i madh sipërmarrësit francezë dhe do të informohet për mundësitë e një bashkëpunimi më intensive edhe në qendrën e teknologjisë së avancuar Silicon Valley. Vizita e fundit e një presidenti francez në SHBA ka qenë ajo e Jacques Chirac në vitin 1996.