1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Hollande dhe Le Pen fituesit e zgjedhjeve në Francë

Socialisti François Hollande, siç edhe pritej, është fituesi i raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë para Sarkozy. Edhe më shumë ka zgjuar interesim numri i madh i votave që ka fituar Fronti Nacional.

Francois Hollande

Francois Hollande

Fitorja e François Hollande ishte e qartë që para zgjedhjeve, sepse që në mesditë disa portale të huaja interneti kanë bërë publike rezultatet e votimeve një dite më parë, të cilat dëshmonin se ai është në epërsi ndaj kundërkandidatit kryesor, presidentit aktual Nicolas Sarkozy. Rezultatet e votimeve në Martinique apo Guadeloupe, konfirmuan atë që kanë parashikonin edhe sondazhet e muajve të fundit: François Hollande është favorit për futjen në pallatin Elysée.

Hollande nuk do të ndalet

Hollande i kënaqur

Hollande i kënaqur

Me rreth 29 % të votave, socialisti Hollande la pas vetes presidentin aktual Sarkozy (26 %), i cili në sondazhet e fundit cilësohet si një presidenti më i padashur në historinë e re të Francës. Eskperti Henrik Uterwedde nga Instituti gjermano - francez në Ludvigsburg parashikon fitoren e Hollande edhe në balotazh.

"Do të duhej të ndodhnin shumë gjëra që presidenti Nicolas Sarkozy të tejkalojë epërsinë e kandidatit socialist Hollande. François Hollande për mua është një favorit i qartë i këtyre zgjedhjeve", pohon ai.

Francezët zgjodhën një model tjetër nga Sarkozy

Hollande ka fituar shumë pikë gjatë fushatës si një person krejt i ndryshëm nga Sarkozy. Francezët kanë votuar të dielën në fakt kundër Sarkozy. "Ai është një president i cili në fund të mandatit të tij ka zemëruar shumë zgjedhës. Një presidenti i cili nuk ka realizuar shumë prej premtimeve të dhëna para pesë vitesh", pohojnë ekspertët. Dhe me të vërtetë: Franca tani gjendet para sfidave më të mëdha se para pesë vitesh. Papunësia ka arritur në 10 %, që është niveli më i lartë në 20 vitet e fundit. Borxhet e shtetit kanë eksploduar, ndërsa deficiti i vendit është në nivel rekord. Pesë vitet e ardhshme do të jenë shumë të rënda. Por mbetet kontestuese nëse francezët me të vërtetë e shohin Hollande si një zgjidhje më të mirë se Sarkozy në kohën e krizës, thotë eksperti Uterwedde.

Nicolas Sarkozy

Nicolas Sarkozy

Ithtarët e Sarkozy shpresojnë megjithatë pë fitore. Ata mbështeten tek natyra e një luftëtari dhe dueli televiziv mes Hollande dhe presidentit aktual. Para pesë vitesh Sarkozy doli fitues i qartë në këto duele me kundërkandidaten e atëhershme Ségolène Royal. Sarkozy dhe shtabi i tij këto ditë më së shumti do të sulmojnë mungesën e përvojës udhëheqëse të kandidatit socialst Hollande. Ai është gati një dekadë në krye të socialstëve, por kurrë nuk ka qenë në postin e ndonjë kryeministri.

Befasia e quajtur Marine Le Pen

Marine Le Pen

Marine Le Pen

Më së shumti ka befasuar rezultati i lartë i kandidates së partisë së ekstremizmit të djashtë Frontit Nacional. E bija e Jean-Marie Le Penit, Marine Le Pen, ka fituar gati 19 % të votave, që është rezultati më i lartë në historinë e kësaj partie. "Kjo nuk është vetëm një fusnotë, por tregon përhapjen e ekstremizmit të djashtë në këtë vend", konstaton Uterwedde. Strategjia e Sarkozy që të prekë edhe temat e ekstremizmit të djashtë gjatë fushatës nuk ka dhënë rezultate. Një rol shumë të rëndësishëm në raundin e dytë do të luajnë edhe zgjedhësit e Le Penit.

Por paralelisht me ekstremistët e djathtë edhe kundërshtarët e tyre nga krahu i majtë kanë shënuar rezultat të mirë. Kandidati i tyre Jean-Luc Mélenchon ka fituar 12 % të votave. Ai ka përfituar më së shumti nga kursi i tij antievropian dhe premtimet për përmirësimin e gjendjes sociale të shtresave më të dobta. Fakti që gati një e treta e zgjedhëse ka votuar për partitë ekstremiste mund të ketë pasoja edhe për politikën e jashtme të Francës, mendojnë ekspertët. Uterwedde thotë se Gjermania duhet të ketë parasyshë këtë fakt, sepse presidenti i ardhshëm duhet të marrë në konsideratë edhe kërkesat e ekstremsitëve.

Autror: Andreas Noll/Bahri Cani

Redaktoi: Mimoza Kelmendi