1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Holanda ndal ministrin e Jashtëm turk

Pas kërcënimeve të ministrit të Jashtëm turk, Cavusoglu qeveria holandeze reagon. Ministrit të Jashtëm turk i ndalohet zbritja në Holandë për një aktivitet zgjedhor në Roterdam.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Cavusoglu donte të shtunën (11.03) të fliste në Amsterdam në një aktivitet zgjedhor për referendumin kushtetues në Turqi. Pas kërcënimeve të tij, qeveria holandeze në Hagë vendosi të mos lejojë zbritjen e avionit të tij në Holandë. Arsyeja është kërcënimi publik me sanksione, në rast se Cavusoglu nuk do të paraqitej në Amsterdam, bëri të ditur një zëdhënës. Nga ana tjetër u tha, se një thirrje drejtuar turqve për një aktivitet të përmasave të mëdha në qytetin-port, rrezikon rendin dhe sigurinë publike. Ministri i Jashtëm turk donte të fliste të shtunën në mbrëmje në territorin e konsullatës turke në Roterdam.

Turqia kërcënon me sanksione

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan një një reagim të parë u shpreh ashpër duke e cilësuar Holandën si fashiste. Ai bëri fjalë për "një relike të kohës naziste”. Në një aktivitet në Stamboll, ai kërcënoi me moslejimin e hyrjes në Holandë të diplomatëve holandezë. I ngarkuari me punë në Ankara u thirr në Ministrinë e Jashtme të Turqisë.

Cavusoglu kishte theksuar më parë, se ai do të paraqitej në Roterdam për të bërë fushatë për referendumin turk për sistemin presidencial. Ai theksoi, se nëse autoritetet holandeze e ndalin vizitën e tij, Turqia do të reagojë me "masa të rënda ndëshkuese ekonomike dhe politike.”