1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Holanda në shok- udhëtimi në amok ishte atentat kundër mbretëreshës

Një ditë pas tentativës për atentat me veturë ndaj mbretëreshës së Holandës, Beatrix atentatori ndërroi jetë në spital. Të enjten shoferi depërtoi me furi me makinën e tij në mesin e spektatorëve, në qytetin Apeldorn.

Mbretëresha e Holandës, Beatrix, disa minuta para atentatit që synoi familjen mbretërore

Mbretëresha e Holandës, Beatrix, disa minuta para atentatit që synoi familjen mbretërore

Policia: udhëtimi në amok në Apeldorn ishte atentat ndaj familjes mbretërore

Është një shok për të gjithë vendin. Vonë, në mbrëmjen e së enjtes prokuroria komunikoi, se udhëtimi me makinë në amok në Apeldorn ishte një atentat me objektiv të qartë familjen mbretërore. Atentatori e pranoi këtë në polici, këtë dëshmi ai e dha menjëherë pas atentatit dhe përpara se të humbte ndjenjat.

Mbretëreshës shoku i lexohej në fytyrë

Mbretëresha Beatrix nuk do ta harrojë kurrë këtë ditë. Shoku i lexohej asaj në fytyrë, teksa të enjten pasdite ajo iu drejtua popullit përmes televizionit.

„Jam e shtangur, për tmerrin që mundi të ndodhte.“

Por mbretëreshës vetë dhe familjes së saj nuk i ndodhi asgjë, të tjerë ranë viktimë e sulmit: spektatorë dhe fotografë, të cilët kishin ardhur në Apeldorn të ndiqnin paradën në ditën e mbretëreshave dhe të shihnin mbretëreshën.

Shoferi në amok ishte një i papunë 38 vjeçar

Lidhur me aktin fillimisht nuk dihej asgjë. Për orë të tëra askush nuk bënte fjalë për atentat, ndërsa vetëm spekulohej për motivet. Ndërkohë pamja është e qartë. Shoferi në amok ishte një i papunë 38 vjeçar, i cili me sa duket para pak kohësh kish humbur vendin e punës. Me makinën e tij ai çau fillimisht pengesat e vendosura nga policia në vendin e paradës dhe më pas iu drejtua me shpejtësinë 100 km në orë autobusit të festës, ku qëndronte e ulur familja e mbretëreshës. Ai i devijoi vetëm për pak metra autobusit duke u përplasur me një monument. Kësisoj makina ndaloi.

Me makinën e tij atentatori u shkaktoi vdekjen pesë vetëve

Nga autobusi i hapur familja mbretërore e ndoqi me tmerr ngjarjen. Autori, i cili pësoi plagë të rënda, ndërkohë ka vdekur. Me makinën e tij ai u shkaktoi vdekjen pesë vetëve. Ende shumë të tjerë janë të plagosur rëndë, ndër ta edhe tre fëmijë. Të plagosurit po trajtohen prej plagëve të rënda në tru dhe në kafkë.

Mbretëresha Beatrix u shprehu ngushëllimet viktimave dhe të afërmve e miqve të tyre, ajo iu drejtua popullit të vet duke folur nga zemra me fjalë prekëse.

Në Holandë, dita e mbretëreshave tradicionalisht është ditë e gëzimit

Mbretëresha Beatrix në ditën e mbretëreshave sivjet donte të festonte ditëlindjen e nënës së saj. Të enjten ajo do të kish mbushur 100 vjeç.

Në Holandë, dita e mbretëreshave tradicionalisht është një ditë e gëzimit dhe festimit. Të enjten kjo ditë papritur u shndërrua në ditë zie për të gjithë vendin. Të gjitha festivitetet zyrtare, madje edhe një sërë festash private, u anulluan. Këtë të premte në Apeldorn zhvillohet një meshë përkujtimore.

Autor: Michael Becker/ Vilma Filaj- Ballvora

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 01.05.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Hi4A
  • Data 01.05.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Hi4A