1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Holanda bashkëpërgjegjëse për 300 të vdekur në Srebrenicë

Gjykata holandeze bën shtetin holandez bashkëpërgjegjës për vdekjen e burrave myslimanë më 13 korrik 1995, të cilët u dëbuan nga kampi i helmetkaltërve holandezë në Potoçari.

Deri më tani qeveria holandeze e kishte refuzuar çdo lloj përgjegjësie për masakrën duke përdorur argumentin se trupat holandeze ishin helmetkaltër. pra nën udhëheqjen e OKB-së. Por në procesin gjyqësor për masakrën e Srebenicës gjykata holandeze e kundërshton këtë qëndrim. Në vendimin e së mërkurës gjykata civile e Hagës ka bërë përgjegjëse shtetin holandez për vdekjen e 300 burrave myslimanë në masakrën e Srebrenicës. Gjykatësja Larissa Elwin në fjalën e saj të mërkurën në Hagë tha se shteti holandez është bashkëpërgjegjës për vdekjen e myslimanëve më 13 korrik 1995, të cilët u dëbuan nga kampi i helmetkaltërve holandezë në Potoçari. Akuzën në një gjykatë holandeze e kishte ngritur shoqata "Nënat e Srebrenicës", së cilës i janë bashkuar të afërm të viktimave të masakrës gjatë Luftës së Bosnjes.

Akuza u ngrit nga Nënat e Srebrenicës

Akuza u ngrit nga "Nënat e Srebrenicës"

Argumenti i helmetkaltërve holandezë: Armatimi i keq

Gjatë luftës së Bosnjes, njësitë serbe kishin sulmuar në korrik të vitit 1995 zonën e mbrojtur ndërkombëtare të Srebrenicës duke vrarë brenda pak ditësh 8000 burra myslimanë. Trupat e helmetkaltërve holandezë i kishin dorëzuar si postet vëzhguese ashtu edhe barrikadat pa asnjë rezistencë tek njësitë serbe të drejtuara nga gjenerali Ratko Mladic, thuhet në raportin e atëhershëm të Kombeve të Bashkuara. Sipas të dhënave të tyre, ushtarët helmetkaltër kanë qenë të armatosur keq në kohën që milicët serbë po i afroheshin enklavës.

Që në shtatorin e vitit të kaluar drejtësia holandeze kishte bërë përgjegjës shtetin holandez për vdekjen e tre myslimanëve boshnjakë në Srebrenicë. Gjykata e Kasacionit në Hagë konfirmoi kështu edhe një vendim të mëparshëm, sipas të cilit helmetkaltërit holandezë të ngarkuar me mbrojtjen e enklavës së Bosnjes lindore, nuk duhet t'i kishin dorëzuar myslimanët në duart e serbëve. Masakra e Srebrenicës konsidohret masakra më e rëndë në Europë që nga përfundimi i Luftës së Dytë botërore dhe është cilëuar si gjenocid.