1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Holandë: Zgjedhje nën hijen e grindjes me Turqinë

14 Mars 2017

Holandezët zgjedhin të mërkurën (15.03) parlamentin e ri. Grindja me Turqinë e rriti së fundmi temperaturën politike në Holandë, nga e cila përfiton si populisti Geert Wilders, por edhe kryeministri, Mark Rutte.

https://p.dw.com/p/2Z7cz
Niederlande vor der Wahl | Mark Rutte
Kryeministri Mark Rutte shpreson për një mandat të riFotografi: picture alliance/abaca/D. Aydemir

Grindja me Turqinë i dha kryeministrit, Mark Rutte mundësinë që të paraqitet si lider i fortë në fundjavë, një dhuratë zgjedhore në momentin e fundit. "Vendosëm vijën e kuqe", tha Rutte për ndalimin e fjalimeve për fushatë zgjedhore të dy ministrave turq. 400.000 vetë në Holandë janë "qytetarë holandezë" me origjinë turke, e jo qytetarë turq, siç dëshiron Erdogani. Në të njëjtën kohë Rutte ka theksuar se po përpiqet për çtensionimin e gjendjes.  Kjo mund t'i japë një hov pozitiv partisë së tij për Liri dhe Demokraci, VVD. Sondazhet e fundit e nxjerrin këtë parti si forca kryesore me 16% të votave në zgjedhje.

Por edhe para konfliktit me Turqinë, Rutte mund të flasë për suksese të qeverisjes së tij. Ai e nxorri vendin nga kriza ekonomike, ekonomia është rritur me 2%, papunësia me kuotën 5%  konsiderohet e ulët. Megjithatë kryeministri nuk është shumë i preferuar tek holandezët. Arsyeja kryesore për imazhin negativ të Ruttes janë disa premtime të pambajtura në mandatin e dytë. Ai premtoi më shumë shërbime sociale që nuk u bënë realitet.

Recep Tayyip Erdogan und Mark Rutte
Fotografi: picture alliance/dpa/M.Beekman

Geert Wilerder sulmon nga e djathta ekstreme

Rivali politik i kryeministrit, Geert Wilders ka gjasa t'i ketë bërë llogaritë gabim me strategjinë e tij zgjedhore. Nga fundi i muajit vlerat e tij në sondazhe filluan të bien, tani partia e tij e Lirisë, PVV ndodhet 3 pikë pas liberalëve. Në fund të fushatës zgjedhore Wilders ka ndërruar strategji, duke dalë më shumë në publik. Populisti Wilders është i pari që e përdori për përfitime politike grindjen me Turqinë. Por suksesin më të madh ai e kishte në shtypin ndërkombëtar. Qindra artikuj janë shkruar për të, për të shkuarën me njolla, për burime financiare të errëta, për radikalizimin e tij vitet e fundit. Sipas sondazheve aktuale 87% e holandezëve janë kundër Wilders. Kjo nuk mjafton as për marrjen e pushtetit në Hagë e as për një lëvizje Nexit -daljen e Holandës nga BE.

Gjashtë parti holandeze mund të pretendojnë për rezultte dyshifrore në zgjedhjet e 15 marsit- Për të krijuar qeverinë do të nevojiten katër prej tyre, ndërkohë që me partinë e Geert Wilders nuk do të bëjë askush koalicion. Por negociatat e vështira për krijimin e koalicioneve qeverisëse kanë traditë në Holandë. Për një qeveri koalicioni mund të tërhiqen partitë e qendrës si D6, kristiandemokrattë, socialistët dhe të Gjelbrit.