1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Hoffmann: Pushtimi i ambasadave e detyroi shtetin të sprapsej

Ambasadorit gjerman në Tiranë, Hellmut Hoffmann, i sheh ngjarjet e 2 korrikut 1990 si fillimin e miqësisë së madhe mes Gjermanisë edhe Shqipërisë.

DW: Z. Ambasador, ku ishit ju në verën e vitit 1990? A e tërhoqën vëmendjen tuaj ngjarjet e 2 korrikut 1990 të njohura si “eksodi i shqiptarëve në ambasadat perëndimore” në Tiranë.? A u bënë përshtypje qytetarëve gjermanë, që kishin rrëzuar disa muaj më parë Murin e Berlinit dhe me rënien e tij kishin sjellë “vitin magjik”, siç u quajt 1989-a?

Hellmut Hoffmann: Kjo është, natyrisht, një pyetje shumë interesante. Në fakt, ngjarjet e 2 korrikut 1990, kur shumë shqiptarë u futën në ambasadat perëndimore në Tiranë, ishin shumë të rëndësishme për zhvillimin e demokracisë në Shqipëri. Ju më pyesni se ku ndodhesha në atë kohë? Isha në Bonn, si diplomat, punoja për çështjet e kontrollit të armëve, sapo isha kthyer nga Viena. Mbaj mend mjaft mirë lajmet për atë që ne e quajtëm më 2 korrik të 1989 ”pushtim të ambasadës gjermane”, që zgjati rreth 10 dite. Për disa ditë ishte lajmi kryesor në edicionet e lajmeve të Gjermanisë, ishte një ngjarje shumë e rëndësishme dhe mendoj që gjermanët, të cilët interesohem për politikën, e mbajnë mend këtë ngjarje sot e kësaj dite pasi ata ndjenë që diçka po ndodhte në Shqipëri. Shqipëria ishte një vend i mbyllur për dekada të tëra, krejt papritur, ne kuptuam që, disi me vonesë në krahasim me vende të tjera në Europën Lindore dhe Qëndrore, të cilat patën filluar pak më herët të ecnin drejt liberalizimit dhe të trondisnin diktaturën,- kjo në Shqipëri mori më shumë kohë-, pra ne kuptuam që edhe në Shqipëri po ndodhte diçka. Dhe natyrisht, ngjarjet e 2 korrikut i pamë në sfondin e asaj që ju e përmendët , të “vitit magjik”, 1989, sepse ne, gjermanët, patëm një “pushtim” të famshëm, atë të një amabasade tjetër, të amabasadës gjermane në Pragë. Kjo ndodhi në shtator të vitit 1989 kur mijra gjermanë lindorë hynë në mjediset e ambasadës së Republikës Federale Gjermane, në Pragë, ku u arrit që të sigurohej largimi i tyre drejt Republikës Federale të Gjermanisë . Dhe nuk është e egzagjeruar të them që kjo kontriboi shumë në Rënien e Murit të Berlinit, disa javë më pas. Dhe mendoj që është kjo atmosferë në të cilën gjermanët ndiqnin edhe ngjarjet që po ndodhnin në Tiranë në atë kohë.

DW: Z. Ambasador Hoffman, jeni diplomat por edhe historian. Çfarë rëndësie pati “pushtim i ambasadave “ m 2 korrik 1990 për Shqipërinë dhe atë Europë , që po shfaqej në horizont, pas rënies së Murit të Berlinit?

Hellmut Hoffmann: I kam krejt të gjalla ato ditë në kujtesë. Ishte një kohë me shumë entuziazëm, që ziente nga padurimi për ndryshim. Madje ajo nisi pak më herët, që kur isha në Vjenë, me daljen e Gorbaçovit në skenë, mund të kuptoje që situata kishte filluar të lëvizte, mund të kuptoje që po ndryshonte gjithë ndarja e Luftës së Ftohtë, në blloqe Lindje dhe Perëndim. Natyrisht, ashtu si përmenda pak më lart, rënie e Murit të Berlinit ishte ngjarja më të rëndësishme e asaj kohe dhe njerëzit prisnin të ndodhnin gjëra të tjera. Shqipëria ishte disi e vonuar.. por papritur gjërat filluan të lëvznin.Pati njerëz që edhe në atë kohë nuk ishin shumë optimist që gjërat mund të ndryshonin edhe në Shqipëri, për fat të mirë kjo mori pothuajse vetëm një gjysëm viti, po të shohim ngjarjet e 2 korrikut. Në Shqipëri pati më pas një tranzicion drejt pluralizmit politik. Prandaj mendoj që ngjarjet e ambasadave, hyrja e njerëzve në ambasada, që në thelbin e tyre detyruan shtetin të sprapset, të pranonte lejimin e largimit të tyre , mendoj se nga këndvështrim i regjimit, kjo për të ishte një disfatë e madhe dhe një fitore e madhe për ata që donin ndryshimin. Dhe ajo që e quajmë ”Pushtimi i ambasadave” luajti një rol të rëndësishëm në këtë drejtim.

DW: Diplomati gjerman, aso kohe ish-ambassadori interim, Dr. Werner Daum i përshpejtoi gjërat …

Hellmut Hoffmann: Dr. Daum është shumë krenar pë rolin që luajti. Ai më ka thënë se arriti në konkluzionin që regjimit po i afrohej fundi, se ishte koha më e mirë për të ndihmuar që kjo të ndodhte. Ai ndjeu që nuk ishte keq, që njerëzit të futeshin në ambasada, në fakt për të dhënë regjimit sinjalin se njerëzit ishin gati të sakrifikonin. Kjo ishte shumë e rëndësishme. Kushdo mund të kuptonte që shqiptarët ishin në një situatë ku ishin gati të rrezikonin për t'u larguar nga vendi i tyre

DW: Gjermania, Z. Ambasador, me ngjarjet e paharrueshme të 2 korrikut 1990, u bë për shqiptarët, kundërshtarë të regjimit, simbol i lirisë. Gjermania u dha një mbështetje të jashtëzakonshme shqiptarëve që u futën në ambasadë, madje edhe më vonë kur Gjermania u bë atdheui i tyre. A ndikuan ngjarjet e 2 korrikut në ndërtimin e marrdhënieve dypalëshe?

Helmuth Hoffmann: Mendoj që mes Gjermanisë dhe Shqipërisë ka marrdhënie të shkëlqyera. Ka shumë faktorë që luajnë rolin e tyre në këto marrdhënie. Por mendoj, që numri domethënës i shqiptarëve që jetojnë në Gjermani mund të shërbejë si një urë mes dy vendeve tona. Dhe numri i konsiderueshëm i shqipëtarëve që shkuan në Gjermani me ngjarjet e 2 korrikut, afërsisht 3.200 syresh udhëtuan direkt për në Gjermani. Kam marrë kopje të artikujve dhe lajmeve në shtypin gjerman të asaj kohe dhre shqiptarët e ambasadave u pritën mjaft mirë, ata u përshtatën , kam dëgjuar që herë pas herë kanë patur edhe problem, por mendoj se ngjarjet e 2 korrikut ishin fillimi i një miqësie të madhe . Dhe kur ju më pyesni për marrdhëniet gjermano-shqiptare, kjo është një çështje shumë e gjerë. Gjermania është shumë e angazhuar në Shqipëri përmes shumë projekteve: projekte të bashkëpunimit ekonomik, ku Gjermania është sigurisht një nga donatiorët më të mëdhenj në marrdhëniet dypalëshe, që prej 25 vitesh,kemi bërë shumë gjëra, në sektirin e ujit, kanalizimeve, energjisë,arsimit professional, fondacione politike gjermane janë të pranishem në Shqipëri, përherë e më tepër po marrim interes nga kompanitë gjermane për të investuar në Shqipëri , ndofta e keni parë ditët e fundit që dy kompani gjermane në mjediset e biznesit të tyre tek Tirana Bussiness Park, me projekte shumë interesante. Edhe në nivelin politik kemi marrdhënie shumë të mira, me vizitën që po vjen...

DW: Kancelarja Merkel, më 8 qershor..

Hellmuth Hoffmann: Po e presim të gjithë me padurim

DW: Z. Ambasador, ka një interes në rritje të Gjermanisë për Shqipërinë dhe rajonin. Cilat janë motivet ?

Hellmit Hoffmann: Le të them që ne kemi një interes shumë të fortë për të patut stabilitet tek fqinjët tanë.Dhe Ballkani është një rajon që jo përherë ka patur stabilitet. Dhe veçanërisht në 25 vitet e fundit pas shpërbërjes së ish Jugosllavisë ka patur shumë probleme. Ne vlerësojmë së tepërmi që gjërat, në këto vite të fundit, po lëvizin në një drejtim pozitiv . Ne jemi përpjekur të japim kontributin tone në konsolidimin e këtij drejtimi .Po përmend Konferencën e Berlinit në gusht të vitit të kaluar, këtë vit do të vazhdojë në Vienë , po në gusht. Jemi shumë të kënaqur që në këtë kontekst ka patur një bashkëpunim në rritje gjithashtu edhe mes shteteve të rajonit , në mënyrë të vecantë përmirësim shumë i madhi i marrdhënieve mes Shqipërisë dhe Serbisë, që filloi me vizitën e Kryeministrit Rama në Beograd, e cila u ndoq nga vizita e kryeministrit Vuçiç në Tiranë. Këto janë zhvilime shumë të mirëpritura që ne dëshërojmë shumë t'i mbështesim dhe inkurajojmë.

Intervistoi : Ani Ruci