1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Hodorkovski: Ukraina duhet të luftojë për sovranitetin e saj

Në një intervistë ekskluzive me DW, kritiku i regjimit rus, Mihail Hodorkovski e paralajmëron popullin e Ukrainës për planet e Putinit dhe bën thirrje për rezistencë. Sanksionet ai i vlerëson me skepticizëm.

"Rusia dhe Ukraina duhet të jetojnë krahas njëra-tjetrës", tha Mihail Hodorkovksi në një intervistë ekskluzive me Deutsche Wellen. Aktualisht gjendja vërtet që nuk po keqësohet, por ai është pak optimist - situata mund të shkallëzohet sërish. Sepse gjendja është jashtëzakonisht e vështirë dhe e rrezikshme jo vetëm për Ukrainën, por edhe për Putinin. Pyetjes nëse beson se Putini do të afrohet me pozicionet e Ukrainës, Hodorkovski iu përgjigj duke thënë se kjo nuk është pyetja që duhet bërë. Putini ka një katalog kërkesash ndaj Ukrainës, të cilat ai kërkon t'i arrijë. "Çështja është nëse pas tyre Ukraina do të vazhdojë të jetë ende një shtet i pavarur dhe sovran, për këtë nuk jam shumë i sigurtë." Prandaj tani duhet të ketë rezistencë, që ta detyrojë Putinin të paraqesë kushte më të arsyeshme.

Përballë mundësisë së sanksioneve, ish-oligarku u tregua skeptik. Ai nuk është njëqind për qind i sigurtë, nëse ato do të ishin mjetet e duhura të rezistencës. Vendimtare është që punën ta marrë në dorë populli. "Nëse Ukraina do që të mbetet e lirë dhe sovrane, atëherë populli duhet ta mbrojë atë." Ai shpreson për një kompromis, me të cilin të ndihet i përfaqësuar i gjithë populli i Ukrainës, tha Hodorkovski më vonë.

Botohet një libër për kohën e arrestit

Michail Chodorkowski prezanton librin e tij në Berlin

Michail Chodorkowski prezanton librin e tij në Berlin

Intervista u krye në kuadër të prezantimit në Berlin të librit të ri të Hodorkovskit, "Shokët e mi të burgosur". Ish-shefin e koncernit të shpërbërë rus të naftës, Yukos e arrestuan në vitin 2003 dhe e dënuan në dy procese gjyqësore për mashtrim, evazion fiskal dhe larje parash. Nga tetori 2003 deri në dhjetor 2013 ai ishte i internuar në disa burgje dhe kampe ruse internimi.

Në vitin 2011 Hodorkovski nisi të shkruajë një kronikë për gazetën opozitare ruse "The New Times". Këto tekste tani janë mbledhur në libër. Në libër ai tregon jo vetëm për veten, por edhe shokët e tij të burgosur, që i ka njohur në kampet e internimit të Siberisë dhe Karelisë. "Në libër është përmbledhur një optikë e përgjithshme ekzistencash dhe fatesh, që pasqyron një pjesë çuditërisht të madhe të shoqërisë ruse", u bë e ditur nga shtëpia botuese Galiani, ku u botua libri. Në bazë të statistikës, një ndër dhjetë rusë futet njëherë në jetë në burg, u bë e ditur.