1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Historia e aferës NSA

Kancelarja Merkel, e cila fillimisht qe gjithmonë shumë e kujdesshme në lidhje me mbikqyrjen u zemërua, kur mori vesh se qe përgjuar edhe celulari i saj.

Më 20 maj 2013 specialisti i IT, 29-vjeçari Edward Snowden, lë pas jetën e tij të dikurshme dhe shkon nga Havaji për në Hong Kong. Në bagazh ai ka dokumente që dokumentojnë një veprimtari spiunazhi dhe përgjimi të një shkalle të paimagjinueshme deri tani.

Disa ditë më pas ai tha për gazetën britanike "The Guardian" se e kishte të qartë se që nga ky moment nuk do ta shihte më vendlindjen, por se ndërgjegja e tij nuk ia lejonte që të punonte më gjatë me një sistem, që kontrollon në çdo çast komunikimin mes njerëzve - pavarësisht nga fakti nëse ky apo ai person ka qëne apo jo ndonjëherë fajtor për diçka. Ky është një sistem që ka kapacitete depozitimi të një shkalle të paimagjinueshme dhe mund ta ndjekë jetën e çdo qenieje njerëzore edhe në retrospektivë.

Botimet e para

Glenn Greenwald Blogger Journalist 09.07.2013 in Rio de Janeiro

Glenn Greenwald

Më 6. qershor gazetari Glen Greenwald botoi në "Guardian" lajmin për një dokument sekret sipas të cilit NSA mbledh të dhënat e telefonave të miliona amerikanëve. Shumë media, edhe Deutsche Welle, njoftuan menjëherë për këtë, por burimi nuk dihej. Pas kësaj gazetata "Guardian" dhe die "Washington Post" botuan pothuajse çdo ditë njoftime për dokumentet sekrete dhe programet e spiunazhit.

Urdhër arresti për Snowden

Në Uashington kishin filluar ndërkohë me zell hetimet për të gjetur se nga rridhnin informacionet. Duhen gjetur shpejt informatorët dhe dune vënë para përgjegjësisë, kërkoi Dianne Feinstein, senatore dhe kryetare e Komisionit për Shërbimet Sekrte, në CNN. Më 9 qershor 2013 Edward Snowden e bëri publik identitetin e tij.

Programet e spiunazhit

Programi Prism aktivizohet sapo në internet transmetohen të dhëna dhe kontrollon Emaile, Fotografi dhe bisedat ne chat. Microsoft apo Google dyshohet se i kanë mundësuar shërbimit sekret amerikan mundësinë për të hyrë direkt tek të dhënat e përdoruesve. NSA mbikqyr pra që nga viti 2007.

Më 19 qershor u bë e njohur se nën emrin e koduar Tempora shërbimi sekret britanik GCHQ hyn në rrjetet e komunikimit me fibra optike dhe bashkëpunon ngushtë me NSA.

Qendrat e XKeyscore

Qendrat e XKeyscore

Më 31 korrik bëhet i njohur programi analizues XKeyscore, një lloj Google për spiunazh. Si tek dokumentet e koduara e madje edhe tek telefonatat - Shërbimi Sekret i SHBA ka me programin XKeyscore qasje praktikisht të pakufizuar tek të dhënat e përdoruesve të internetit në në të gjithë botën.

Skandali arrin në Evropë

Më 23 qershor Edward Snowden largohet nga Hong Kongu për në Rusi, ku qëndron për ditë të tëra në zonën tranziti të aeroportit të Moskës Sheremetjevo. Thuhet se ai do të shkojë për në Kubë apo Amerikën Latine, por ai qëndron në Moskë.

Më 1 gusht Snowden-it i jepet nga Rusia azil i kufizuar fillimisht në një vit. Obama anulon pas kësaj një takim me Putinin.

Përgjimi i kancelares

Angela Merkel mit sicherem Smartphone BlackBerry Z10

Angela Merkel

Kancelarja Merkel, e cila fillimisht qe gjithmonë shumë e kujdesshme në lidhje me mbikqyrjen u zemërua, kur mori vesh se qe përgjuar edhe celulari i saj. Në një bisedë telefonike Presidenti Obama e siguroi kancelaren se ai nuk dinte asgjë për këtë përgjim, por besimi mes Berlinit dhe Uashingtonit është ende dukshëm i tronditur.

Evropa po diskuton tani se mund t'i mbrojë më mirë qytetarët e saj ndaj spiunazheve të huaja. Parlamenti gjerman do të ngrejë një komision hetimor për këtë çështje dhe si dëshmitar mund të ftohet gjithashtu Edward Snowden.