1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Hiqet barrikada kryesore mbi Lumin Ibër në Mitrovicë

Lirohet ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Barrikada mbi që e ndante qytetin e Mitrovicës në dy pjesë, ishte vendosur aty nga serbët lokal në korrik të vitit 2011 si shenjë proteste kundër autoriteteve të Prishtinës.

Grupe qytetarësh serb nga veriu i Mitrovicës, larguan barrikadën mbi urën kryesore të Lumit Ibër në qytetin e Mitrovicës. Ky aksion ndodhi në orët e para të mëngjesit. Kasioni u vëzhgua nga afër nga pjesëtar italian të forcave paqeruajtëse dhe të policisë së Kosovës. Barrikada mbi Lumin Ibër u vendosur nga banorët lokalë serb të veriut në korrik të vitit 2011. Shumica e minoritetit serb, që banon në veri të Kosovës duke i refuzuar autoritetet e Prishtinës zyrtare reagoi me vendosjen e barrikadave për bllokimin e komunikacionit midis dy pjesëve të vendit. Në verën e vitit 2011 gjatë trazirave, që përfshinë veriun e Kosovës u vra një pjesëtar i policisë së Kosovës. Prishtina dhe Beogradi, më 19 prill të vitit të shkuar nënshkruan një marrëveshje për përmirësimin e raporteve dhe u zotuan për zbatimin e të gjitha pikave të saj. Një ndër pikat e marrëveshjes është edhe qarkullimi i lirë në veri të Kosovës.

Kryeministri në detyrë Hashim Thaçi, e përshëndeti heqjen e barrikadës mbi Lumin Ibër duke thënë se "Barrikadat qofshin ato fizike apo mentale nuk kanë vend në Kosovën demokratike dhe janë të papranueshme për vlerat civilizuese të shoqërisë sonë".

"Ky veprim i arsyeshëm dhe i pritur i qytetarëve që jetojnë atje, dëshmon qartë pjekurinë dhe gatishmërinë për të jetuar në paqe, të lirë dhe pa barrikada. Heqja e barrikadës së fundit, është edhe një dëshmi tjetër e zbatimit me sukses të marrëveshjes së 19 prillit 2013, të arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve të pavarura", thotë kryeministri i Kosovës në detyrë, Hashim Thaçi. Sipas tij, "vetëm duke e zhvilluar Kosovën dhe duke përqafuar vlerat perëndimore, vendi siguron të ardhmen në Bashkimin Evropian dhe në NATO".

Në nëntor 2013 për herë të parë në veri të Kosovës u mbajtën zgjedhjet lokale, sikundër që në fillim të këtij muaji në këtë pjesë u mbajtën edhe zgjedhjet e parlamentare. Përfaqësuesit e komunitetit serb në të gjithë Kosovën drejtojnë 10 komuna, dhe pas zgjedhjeve të parlamentare të 8 tetë qershorit ata pritet të përfaqësohen me 10 deputetë në kuvendin e Republikës së Kosovës.