1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Hillary Klinton shkëlqen

Hillary Klinton ka fituar për demokratët amerikanë zgjedhjet paraprake në Nju Hempshir. Pse ndodhi kthesa?

default

Hillary Klinton

Televizionet amerikane arritën në të njëjtin përfundim që ish-First Lady arriti të fitojë me një epërsi të vogël ndaj rivalit të saj, Barack Obama. Në anketimet pak para këtyre zgjedhjeve, Obama kryesonte me mbi 10% ndaj senatores së Nju Jorkut Klinton.

Senatorja Klinton falenderoi votuesit: "Ju falemnderit, ju falemnderit shumë...Sot dal me gjithë zemër para jush...Dhe unë dua të falenderoj veçanërisht Nju Hempshir-in. Javën e fundit unë ju dëgjova dhe në proces gjeta zërin tim."

Si e arriti ish-First Lady fitoren?

Këshilltarët e Hillary Klinton ia dedikojnë fitoren, gadishmërisë së saj të papritur për të treguar emocione. Zonja Klinton, 60 vjeçare që njihet për vetpërmbajtje, kishte lotë në sy kur një zgjedhëse e pyeti, se si ja bën ajo të përballojë një trysni kaq të madhe. "Ky vend më ka dhënë kaq shumë, thjesht nuk dua që të biem", tha Klinton.

Obama e përshëndeti fituesen: "Unë dua të përshëndes senatoren Klinton për një fitore të arritur pas një lufte të fortë këtu në Nju Hempshir". Ndërsa senatori Xhon Edwards mori vend të tretë.

Republikanët përmirësojnë pozicionet

Nga ana e republikanëve, senatori Xhon MekKein (John McCain) fitoi dukshëm ndaj ish-guvernatorëve Mitt Romnej(Romney) dhe Majk Hakëbi (Huckabee). "Unë jam në një moshë të shkuar kur mund të thosha se jam fëmija fitimtar, po pavarësisht se çfarë mbiemri do të përdorim, ne sigurisht u treguam atyre se ç'pamje ka një rikthim"

MekKein tha se dëshiron të fitojë edhe zgjedhjet e ardhshme në Micigan dhe në Sauth Karolajna (South Carolina), për të pasur të sigurtë emrimin nga republikanët si kandidat presidencial. Obama, Eduards, Romnej dhe Hakëbi thanë se do të vazhdojnë kandidimin.

  • Data 09.01.2008
  • Autor Auron Dodi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CmuT
  • Data 09.01.2008
  • Autor Auron Dodi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CmuT