1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Hillari Klinton thyen zinxhirin e fitoreve të Obamës

Zgjedhjet paraprake brenda kampeve partiake për presidentin e ri të SHBA komentohen në shtypin gjerman. Analistët përqëndrohen më shumë tek gara interesante mes rivalëve brenda kampit të demokratëve Klinton-Obama.

Hillari Klinton fiton në Ohajo

Hilari Klinton fiton në Ohajo

"Berliner Zeitung":

"Hillari Klintoni me sa duket e ka kapur situatën duke i bërë një ofertë rivalit Barak Obama: Ai mund të jetë zëvendëspresidenti i ardhshëm. Por është e dyshimtë, nëse Obama e pranon këtë ofertë. Ai e ndjen veten fitues dhe pretendon pozicionin numër një. Megjithatë, nga ana tjetër as që mund ta çosh nëpërmend, që Klintoni të vihet në dispoziicion për pozicionin e numrit dy. Si rrjedhojë partia duhet të veprojë me nuhatje të fortë. Ajo duhet të angazhojë një ndërmjetësues, si p.sh. Al Gorin, që konsiderohet si i pavarur dhe që mund të negociojë një zgjidhje. Në rast të kundërt është i madh reziku, që në këtë vit të zgjedhjeve të ndodhë një tjetër befasi dhe që demokratët ta humbasin shansin më të mirë prej vitesh në grindjen për në shtëpinë e bardhë."


"Dresdner Neueste Nachrichten" vlerëson qëndrueshmërinë e Hillari Klintonit:

"Respekt: Lejdi nga Nju Jorku e hekurt por që po ndryshkej e përmirësoi bilancin e vet elektoral duke demonstruar qëndrueshmëri. Lajtmotivi i Obamës "ndryshimi" i proklamuar në mënyrë mistike prej tij, në dy super të martat elektorale u zhvelftësua si një tullumbac. Gjithçka mbetet siç ka qenë: Klintoni fiton shtetet e mëdha, Obama të voglat, dueti i pushtetshëm. Hillari mbledh donacione të mëdha, ndërsa i saposhfaquri në skenë nga Ilionoisi mbledh banknotat e vogla të dollarit. Davidi, Obama u përpoq ta pengojë Goliathin, Klintonin. Por deri tani ai nuk ka arritur ta rrëzojë ish-fërst Lejdin e konsumuar."

  • Data 06.03.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DJA0
  • Data 06.03.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DJA0