1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Hillari Klinton së shpejti ministre e jashtme amerikane?

Në Uashington spekullohet, nëse presidenti i zgjedhur Barak Obama do ta bëjë ministre të jashtme rivalen e tij në fushatën parazgjedhore, senatoren dhe ish- zonjën e parë Hillari Klinton.

default

Hillari Klinton

Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve Obama (Barack Obama) do të emërojë edhe republikanë në kabinetin e tij. Këtë ai e tha në intervistën e parë që prej fitores së tij zgjedhore. Gjithashtu ai theksoi, se nuk dëshëron t´i mungojë mbështetja dhe këshilla e rivales së tij në fushatën parazgjedhore, e senatores dhe ish zonjës së parë Hilari Klinton (Hillary Clinton). Prej kohësh spekullohet se Obama do ta bëjë atë ministre të jashtme.

Çfarë e pengon Hillari Klinton të jetë ministrja e jashtme e Obamës

Gjatë fushatës parazgjedhore Hillari e shqiptoi emrin e presidentit rus ajo me vështirësi . "A ia dini emrin?" - "Med... Med... apo si." Por nuk janë vështirësitë e vogla në shqiptim, që e vështirësojnë rrugën e Hillari-së për në ministrinë e jashtme.

Hillary Clinton und Barak Obama in Orlando

Hillari Klinton me Barak Obamën

Edhe 'Po-ja' e senatores për luftën e Bushit në Irak nuk është për Barak Obamën arsye që të dyshojë në talentin e Hillari Klintonit për politikën e jashtme. Megjithatë presidenti i ardhshëm i kursen fjalët, kur bie fjala për shanset e rivales së dikurshme për të hyrë në kabinet. I pyetur nëse e ka takuar këtë javë senatoren Clinton, ai përgjigjet: "Po e kam takuar."

Shkurt i përgjigjet Obama në një intervistë televizive si presidenti i zgjedhur pyetjes nëse ka biseduar me Hillarin. Por më shumë se një lëvdatë për politikanen amerikane me famë botërore nuk i shkëput dot Obamës. Edhe Obama e ka të qartë: Hillary ka talentin për të qenë një ministre e jashtme e akceptuar nga e gjithë bota. Obama: "Ajo do të ishte një yll i vërtetë në kabinet dhe një person me rëndësi në të gjithë botën." Kështu mendon gazetari i Nju Jork Times Peter Bejker (Baker). Dhe duke i ofruar këtë vend ish-konkurrentes së tij Obama mund të dëshmojë zemergjerësinë e tij.

Cilët janë donatorët e Klintonit?

BdT Preis Bambi 2005 für Bill Clinton

Ish-presidenti Klinton një mbledhës i njohur donacionesh në botë

Por mbi Hillarin bie hija e bashkëshortit të saj dinamik Bill. Ish- presidenti, orator profesionist që ftohet kudo dhe mbledhës kosmopolit donacionesh konsiderohet në ekipin tranzitor të Obamës në kuptimin e plotë të fjalës si financiarisht i pakalkulueshëm. Se sa miliona dollarë ka marrë Bill Klinton për fondacionin e tij të bamirësisë Uilliam J. Klinton prej kujt dhe me çfarë prapamendimi politik, nuk e di askush. Vetëm lista e donatorëve të njohur e irriton ekspertin për Klintonin, Peter Bejker, nga gazeta Nju Jork Times: "Konfliktet e interesave janë të paraprogramuara. Çeqe milionësh vijnë nga familja mbretërore saudite dhe nga banka e Katarit."

Donatorëve gjenerozë - ndër ta gjoja edhe organizata të afërta me qeveritë e Kinës dhe Kasakistanit - nuk u intereson vetëm mirëqënia personale e ish presidentit dhe projektet për sidën, malarien dhe mbrotjen e klimës të fondacionit Klinton, supozojnë kritikët. Por edhe ndikimi i kalkuluar me gjakftohtësi, për të cilin ia vlen të pagosh dyfishin, n.q.se Hillary bën karrierë në politikën e jashtme. Më shumë se 50 milionë dollarë amerikanë donacione shkojnë çdo vit në fondacionin Klinton - shumë prej tyre vijnë deri tani nga burime anonime. Ky nuk është shkak për shqetesim, mendon menexheri i dikurshëm i fushatës elektorale të Bill Klintonit Xhejms Karëill (James Carville).

"Hillari Klinton ka qenë fundja edhe në komisionin e senatit me shumë influencë për marrëdhëniet me jashtë. Dhe kjo nuk e ka irrituar askënd. " Megjithëse Bill merr donacionet e mëdha nga jashtë shteti, thekson këshilltari i Klinton-it (Carville) në stacionin televiziv CNN: "Edhe i ati i Xhorxh ë. Bush-it ka kërkuar nga kryetarë shtetesh të huaja shpesh donacione për bibliotekën e tij."

Por Barack Obama ka shpallur ndryshimin, fillimin e ri në thelb të politikës së tij. Prandaj Bill Klinton nuk ka rrugë tjetër. Ai duhet t´i nxjerrë burimet financiare të së kaluarës Dhe për të ardhmen të premtojë se do të mbajë rezervë ndaj donatorëve me ambicie politike. Vetëm atëherë Hillary ka shans, të jetë shpesh e ftuar në Shtëpinë e Bardhë si ministre e jashtme e SHBA-ve.


  • Data 20.11.2008
  • Autor Ralph Sina
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FyWp
  • Data 20.11.2008
  • Autor Ralph Sina
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FyWp