1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Hillari Klinton në Kosovë

Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton, tha në Prishtinë se dialogu Kosovë Serbi duhet të fillojë kur të dyja palët të jenë gati.

Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton dhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi

Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton dhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi

Sekretarja Klinton, tha se SHBA inkurajojnë këtë dialog për tejkalimin e pengesave dhe zgjidhjen e çështjeve praktike në mënyrë që Kosova dhe Serbia të jenë fqinjë të mirë. Këtë deklaratë, Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton e bëri gjatë vizitës së saj në Kosovë në një konferencë për media së bashku me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi.

Dialogu Kosovë - Serbi pozitiv

“Unë i thashë sot kryeministrit Thaçi dhe dje presidentit Boris Tadiç, se ”disa çështje, siç është statusi, sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës, nuk do të diskutohen”, tha Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton, duke nënvizuar se dialogu ka të bëjë me arritjen e përparimit në çështje të interesit të përbashkët.

Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton me presidentin serb Boris Tadiç

Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton me presidentin serb Boris Tadiç

Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton, tha se nga Prishtina ajo do të udhëtojë për në Bruksel ku do të zhvillojë bisedime me homologët e saj të vendeve të bashkimit evropian për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi. “Ne dëshirojmë që ky dialog të jetë pozitiv dhe një përvojë e mirë për Kosovën. Pra, diskutimet fillojnë sonte në mbrëmje në Bruksel, do të vazhdojnë edhe nesër edhe gjatë fundjavës. Unë dhe kolegët e mi evropian kemi nevojë që ta strukturojmë këtë dialog. Ka një numër çështjesh për të cilat duken gjetur zgjidhjet dhe kjo do të arrihet së bashku”, tha sekretarja Klinton. Sipas saj SHBA-së, do të luajnë një rol mbështetës në këtë dialog.

Kosova është gati

Kryeministri Kosovës, Hashim Thaçi, nga ana e tij, tha se bashkëpunimi rajonal është parakusht për integrimet evropiane. Ai nënvizoi se Kosova ka ndërtuar tashmë raporte me Malin e Zi, Shqipërinë, Maqedoninë dhe të gjitha vendet tjera të rajonit dhe në këtë linjë është e gatshme për bashkëpunim edhe me Serbinë, si dy shtete të barabarta.“Ka ardhur koha e përmbylljes së konfliktit njëshekullor ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ka ardhur moment i bashkëpunimit dhe i shikimit nga e ardhmja. Kosova është gati”, tha kryeministri Hashim Thaçi.

Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton në Kosovë

Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton në Kosovë

Sekretarja amerikane e shtetit Hullari Klinton gjatë turneut të saj ballanik tha se SHBA-së, “ do të mbesin të përkushtuara që ta ndihmojmë ballkanin për të arritur te një prosperitet i qëndrueshëm.“

Takim me serbët

Pas takimit që zhvilloi në Prishtinë me ushtruesin e detyrës së presidentit të Kosovës Jakup Krasniqi dhe kryeminsitrin Thaçi, Hillari Klinton viziton komunën e re serbe të Gracanicës ku do të takohet me udhëheqësit serbë në manastirin e këtij vendbanimi. Një takim më vonë do ta zhvillojë edhe me përfaqësues të shoqërisë civile në Prishinë.

Vizita në Kosovë e Sekretares amerikane të shtetit Hillari Klinton u përcoll nën masa të rrepta sigurie. Mijëra qytetarë kishin dalë rrugëve të kryeqytetit për ta përshendetur zonjën Klinton dhe masa më e madhe e njerëzve ishin mbledhur pranë statujës së burrit të saj, Bill Klinton, e cila tash e dy vjet është e vendosur në një shesh të Prishtinës i cili mban emrin Bill Klinton

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Aida Cama

DW.COM

  • Data 13.10.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PdYj
  • Data 13.10.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PdYj