1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

050308 USA Vorwahlen Ergebnis

Kristina Bergman/ DW Uashington5 Mars 2008

Xhon MakKein (John McCain) është kandidati për president i republikanëve. Por tek demokratët, edhe pas fitoreve të Hillari Klintonit në Teksas dhe Ohajo dyluftimi i saj me Barak Obamën vazhdon.

https://p.dw.com/p/DIIS
Kandidatja demokrate për presidente të SHBA, H. Klinton fiton në Ohajo
Kandidatja demokrate për presidente të SHBA, H. Klinton fiton në OhajoFotografi: AP
E gatshme për të luftuar dhe e veshur me një kostum me të kuqe të ndezur - kështu u festua Hillary Klinton-i nga përkrahësit e vet në Ohajo si edhe herë të tjera në këtë fushatë zgjedhore. Fitorja në këtë shtet ishte për të sinjali për të vazhduar. Askush nuk ka fituar deri më sot presidencën pa fituar edhe në Ohajo, tha ajo: 'Ju e dini si thuhet: Kush merr Ohajo-n, merr vendin. Atëherë, vendi është rikthyer në garë dhe e njëjta gjë vlen për këtë fushatë. Banorët e Ohajo-s e thanë qartë dhe me zë të lartë: Do të vazhdojmë, jemi të fortë, do të shkojmë deri në fund.'
Kandidati demokrat për president të SHBA, B.Obama në Teksas
Kandidati demokrat për president të SHBA, B.Obama në TeksasFotografi: AP
Klintoni mund të dokumentojë suksese në shtete të mëdha si Kalifornia, Nju Jorku dhe Nju Xhersi dhe tani edhe Teksasi. Megjithatë edhe pas kësaj dite zgjedhjesh ajo nuk do t'ia ketë kaluar Barak Obamës për nga numri i përgjithshëm i votave, këtë vuri në dukje konkurrenti i saj në fjalimin në Dallas të Teksasit: "Një gjë e dimë: Kemi pothuajse të njëjtën epërsi me vota delegatësh siç kishim në mëngjes dhe jemi duke e fituar emërimin e partisë.' Pra gara për kandidaturën presidenciale vazhdon. Ka mundësi që as Obama as Klintoni të mos e arrijnë shumicën e nevojshme prej 2.025 votash. Atëherë duhet të vendosin afro 800 super-delegatët, të cilët nuk kanë detyrime kujt t'ia japin votën. Raundi eliminator i radhës me një numër të madh delegatësh zhvillohet më 22 prill në Pensilvani. Republikanët nga ana tjetër e kanë gjetur kandidatin e tyre.
Xhon MakKein fiton emërimin e republikanëve si kandidat për president të SHBA
Xhon MakKein fiton emërimin e republikanëve si kandidat për president të SHBAFotografi: AP
Xhon MakKein që shkëlqente doli para përkrahësve të vet në Teksas. Ai kishte fituar shumicën e votave në të katër shtetet dhe arriti në këtë mënyrë shumicën edhe në votat e përgjithshme të delegatëve. 'Ngrihuni me mua miqtë e mi! Ngrihuni dhe luftoni për Amerikën, forcën, idealet dhe të ardhmen e saj! Gara fillon sot në mesnatë!'