1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Hi vullkani në hapësirën ajrore evropiane - Situata në aeroportin e Franfkurtit

Reja e hirit që vjen nga vullkani islandez në akullnajën Eyjafjalla vazhdon të mbajë të paralizuar pjesën më të madhe të qarkullimit ajror evropian. Edhe në Aeroportin e Frankfurtit nuk lëviz asnjë avion.

Edhe në Aeroportin e Frankfurtit, një nga pikat më të rëndësishme të fluturimeve ndërkombëtare në Evropë, nuk lëviz asnjë avion.

Edhe në Aeroportin e Frankfurtit, një nga pikat më të rëndësishme të fluturimeve ndërkombëtare në Evropë, nuk lëviz asnjë avion.

Radhë të gjata disa qindra metra para pikave të shoqërive ajrore, radhë para pikave të shitjes së biletave të trenit, radhë para agjencive të marrjes me qera të automjeteve. Qindra pasagjerë të bllokuar në aeroportin e Frankfurtit duhet të bënin shumë durim të premten më 16 prill.

Të shtunën në mëngjes (17 prill) pamja në terminalet e aeroportit është tjetër. Vetëm aty këtu duket ndonjë pasagjer që bën një sy gjumë nëpër stola ose pi kafe me sy të përgjumur. Aeroporti ka numëruar 800 pasagjerë që kanë kaluar natën këtu, shumë prej tyre në 1.000 krevatet portativë të vendosur në zonën tranzit. Edhe ushqimi dhe pastrimi u mundësuan. Kush pati mundësi mori që ditën e premte trenin ose automjetin me qira, prandaj ata që kanë mbetur janë pasagjerë ndërkombëtarë.

Airport.jpg

Pasagjerët vazhdojnë vijnë në aeroport

Megjithë paralizimin e fluturimeve në aeroport vijnë pasagjerë që prisnin të niseshin sot, të shtunën për fluturim. Ata shpresojnë që të arrijnë objektivin e tyre në një farë mënyre: "Shpresojmë të fluturojmë. Duam të shkojmë në Majami, sepse atje pret një anije për ne. Nëse nuk fluturojmë, atëherë shëtitja me anije shkon kot. Ne pyetëm dhe na thanë se duhet të paguajmë 90 për qind të çmimit. Kjo është e vështirë."

"Unë sapo erdha, një çerek ore më parë. Unë duhet të fluturoja në Larnaka (Qipro) duke qëndruar tranzit në Vjenë. Tani jam bllokuar dhe pres që të kem mundësi të fluturoj sapo të fillojnë fluturimet."

Pasagjerët janë këshilluar që të kontaktojnë shoqërinë ajrore për të marrë informacione për fluturimin e rezeruar para se të marrin rrugën për në aeroport. Por duket se kjo nuk është e mundur gjithnjë. "Marrja e informacioneve duke telefonuar Lufthansën nuk është e mundur dhe në internet informacionet nuk janë të sakta, prandaj është më mirë të vish të pyesësh në vend."

Kur do të fillojë sërish fluturimi nuk dihet.

Autor: Roman Warschauer / Aida Cama

Redaktoi: Elert Ajazaj

DW.COM

  • Data 17.04.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Myxt
  • Data 17.04.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Myxt