1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Hetuesit e OKB-së hetojnë ngjarjet e 17 marsit,

Grupi i posaçëm i OKB-së është ngarkuar me këtë detyrë nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun. Çështa e kompetencave: Çfarë do të ndryshojë pas datës 15 qershor në Kosovë?

default

Pamje nga trazirat në Mitrovicë

Një grup i posaqëm i hetuesve nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, ka nisur punën sot në Kosovë për të hetuar ngjarjet e 17 marsit të këtij viti në veri të Mitrovicës. Nga përleshjet e policisë me serbët, u vra një polic ndërkombëtar dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. Ekipi prej katër hetuesish, është emëruar nga vetë sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun. Hetuesit e OKB-së, pritet të zbardhin një seri ngjarjesh që ndodhën në pjesën veriore të Mitrovicës.

Shpërthimi i konfliktit

Konflikti filloi me ndërhyrjen e policisë në gjykatat në veri. Policët larguan me forcë dhjetëra serb protestues që kishin okupuar gjykatat. Një grup prokurorësh ndërkombëtar kanë akuzuar ndërkohë mbi 20 serbë të përfshirë në ngjarjet në veri të Kosovës, por asnjë nga ata akoma nuk është arrestuar deri më tani. Ngjarjet e dhunshme në veri të Mitrovicës, ndodhën pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës nga serbë protestues që e kundërshtonin pavarësinë. Gjendja e paqëndrueshme në veri bëri që edhe pjesëtarët e misionit të BE-së, të largohen nga kjo pjesë sepse ata nuk ndiheshin të sigurtë. Ata akoma vazhdojnë të mos jenë prezentë në këtë pjesë. Kthimi i tyre pritet pas datës 15 qeshor kur hyn në fuqi kushtetuta e Kosovës dhe kur misoni i BE-së, EULEX- të marrë madatin e plotë.

Kompetencat e ardhshme në Kosovë

Kosovo Demokratische Partei Hashim Thaci

Kryeministri Thaçi

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se, pas datës 15 qeshor, në Kosovë do të ketë përgjegjësi të reja. Ende nuk është përcaktuar qartë se cilat do të jenë përgjegjësitë e UNMIK-ut, pas datës 15 qeshor kur misioni i BE-së të marrë përgjegjësitë në fushën e rendit dhe ligjit dhe atë të drejtësisë, ndërsa, përgjegjësitë tjera të kalojnë në duar të institucioneve të Kosovës. Analistët thonë se largimi i UNMIK-ut nga Kosova mund të bëhet vetëm me shfuqizimin e rezolutës 1244 të KS-it, mirëpo, që të ndodhë kjo duhet edhe mbështetja e Rusisë si anëtare me të drejtë vetoje në KS-it. Kjo tash për tash nuk pritet të ndodhë, por krerët e UNMIK-ut pranojnë se pas datës 15 qeshor roli i UNMIK-ut në Kosovë do të zbehet. Megjithatë ky mision do të vazhdojë të jetë i pranishëm në Kosovë.

  • Data 28.04.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Dq88
  • Data 28.04.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Dq88