1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Hetimet kundër krimit janë shtrirë edhe në veri

Hetimet kundër krimit në Kosovë janë shtrirë tashmë edhe në veri, thotë EULEX. Hetimet përfshijnë edhe strukturat paralele në veriun e Kosovës si dhe organizatat e individët që dyshohen të jenë pjesë e krimit.

default

Zyrtarë të misionit evropian për sundimin e ligjit, thonë se hetimet për një numër rastesh, përfshirë ato të korrupsionit, krimit të organizuar dhe vrasjeve, tashmë janë shtrirë edhe në veri të Kosovës. Ata thonë se hetimet janë gjithpërfshirëse dhe nuk do të kursejnë askënd qofshin ato organizata, parti politike apo individë.

Zëdhënësja e EULEX-it, Kristina Herodes i tha DW se në Kosovë askush nuk mund të jetë mbi ligjin.“Prokurorët dhe hetuesit e EULEX-it, jane duke zhvilluar hetime për të gjitha llojet e krimit gjithandej Kosovës dhe kjo përfshinë edhe veriun e vendit, sepse EULEX është i shtrirë në të gjithë teritorin e Kosovës. Prokurorët e EULEX-it, udhëheqin hetimet për rastet e vrasjeve, përdhunimeve, rrëmbimeve, trafikimin e qënieve njerëzore, kontrabandën e krimin e organizuar, pra të gjitha llojet e krimeve,” tha zëdhënësja Kristina Herodes.

Eulex Logo

Ajo thotë se kur dukuritë negative të shfaqen, natyrisht hetimet duhet të nisin dhe ato nuk do të kursejnë askënd që është i përfshirë në to, qoftë organizizatë apo parti politike, apo çfarëdo personi i rëndësishëm të jetë ai. Në Kosovë askush nuk mund të jetë mbi ligjin, thotë Kristina Herdodes. Hetimet për vrasje përfshijnë periudhën e viteve prej 2004 e deri në ditët e sotme dhe EULEX-i do të hetojë të gjitha rastet pavarësisht nga përkatësia etnike. Ndërkohë, analistë të pavarur, thonë se fillimi i hetimeve në veri të Kosovës është një lajm i mirë.

Driton Lajqi, analist thotë për programin tonë se tash e disa vjetë është krijuar percepcioni qytetar se në veri të Kosovës nuk funksionon rendi dhe ligji. “Është një sfidë e jashtzakonshme për misionin EULEX, është shumë më vështirë sesa në të gjithë territorin e Kosovës. Kjo nismë duhet të ketë përkrahje politike si prej Brukselit ashtu edhe prej Beogradit dhe shpresojmë që në këtë pikë të kenë bashkëpunim më të ngushtë Beogradi dhe misioni EULEX," thotë Driton Lajqi.

Mitrovicë

Mitrovicë

Njoftimet për fillimin e hetimeve edhe në veri të Kosovës të banuar më shumicë serbe, ndodhin vetëm pak kohë pasi misioni EULEX, filloi hetimet për korrupsion në institucionet qendrore të Kosovës. Zyrtarë të misionit EULEX, përjashtojnë mundësinë që hetimet në veri bëhen me motive politike ose për të barazpeshuar hetimet që kanë filluar në pjesën tjetër të Kosovës. Mirëpo, analisti Driton Lajqi, thotë se kjo është një taktikë e misionit EULEX. “Mund të komentohet edhe në atë mënyrë që është edhe çështje taktike, gjithashu bëhet edhe për të qetësuar pjesën tjetër të Kosovës dhe për të dhënë mesazhin se ne hetojmë krimin e organizuar korrupsionin në të gjithë territorin e Kosovës, pavarësisht prej vendit se ku ndodhë ai," thotë Driton Lajqi.

Analisti Driton Lajqi, thotë se nëse në Kosovë duhet të ketë rend dhe ligj në të gjithë teritorin e saj, përfshirë edhe veriun e vendit, atëherë misioni EULEX, në këtë angazhim duhet të përfshjë edhe institucionet e Kosovës. Kjo për faktin se vetëm atëherë mund të cilësohet si një shtrirje serioze e autoritetit të institucioneve të Kosovës në të gjithë territorin e vendit.

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 17.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Nt9a
  • Data 17.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Nt9a