1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Hetime antiterror në Bullgari - Izraeli kërkon mbështetje kundër Hizbollahut

Gjurmët të çojnë në Liban, tek milicët Hisbollah. Kryeministri izraelit Netanjahu flet për një fushatë të terrorit global dhe kërkon bashkë me SHBA një qëndrim më të ashpër të BE-së kundër Hisbollahut.

"Ka qenë Hisbollahu", për këtë qeveria izraelite ka qenë e sigurtë që pas sulmeve terroriste të 18 korrikut 2012. Atentatori mori me vete në vdekje pesë turistë izraelitë dhe shoferin bullgar të autobusit. Më shumë se 30 izraelitë të tjerë pësuan lëndime, kur autobusi i tyre u hodh në erë në aeroportin e qytetit Burgas në Detin e Zi

Tani pas një gjysëm viti dhe me mbështetjen e Europolit hetuesit në Bullgari arrijnë në përfundimin, se kanë qenë të paktën dy keqbërës dhe ata kanë pasur lidhje me Libanin. E pra edhe me milicët shiite Hisbollah, që kërcënojnë Izraelin në kufirin e tij verior?

"Nëse kjo mund të provohet në rrjedhën e hetimeve, do të thotë se në Burgas Hizbollahu ka kryer për herë të parë një sulm në Evropë që nga mesi i viteve 80-të."

Anschlag Burgas

Me mbështetjen e Europolit hetuesit në Bullgari arritën në përfundimin, se të paktën dy nga atentatorët pasur lidhje me Libanin.

Fillimisht hetuesit në Bullgari mendonin, se ka qenë vetëm një atentator vetëvrasës. Por pastaj, thotë Wainwright, kemi kërkuar së bashku njerëz të tjerë, duke gjetur pasaporta të tjera fallsifikuara. Ministri i Brendshëm bullgar Cvetanov tha në Sofje, se krahasimi i provave të ADN-së ka sjellë dëshmitë kryesore:

"Dhe këto analiza dëshmojnë për lidhje me Hisbollahun. Prandaj ne kemi dyshimin se këto persona me pasaporta të fallsifikuara kanë qenë anëtarë të njësive të Hisbollahut."

Që nga sulmi i korrikut të kaluar qeveria bullgare ka qenë shumë e përmbajtur. Kryeministri Borisov tha, duke iu referuar konfliktit në Lindjen e Mesme, se: "Kjo nuk është lufta jonë." Por tani duket sikur terrori i Lindjes së Mesme me veren e kaluar ka ardhur në Evropë. Në Jeruzalem kryeministri Benjamin Netanjahu falënderoi hetuesit bullgare: "Komuniteti ndërkombëtar duhet të përmend tani Hisbollahun me emër: Ajo është një organizatë terroriste. Për këtë është duke u diskutuar në Evropë dhe duhen marrë hapat përkatëse. Sepse Hisbollahu ka vetëm një udhëheqje dhe si objektiv terrorizmin."

Ajo, që Netanjahu mendon, është se dallimi ndërmjet Hisbollahut si forcë politike dhe partisë në pushtet në Liban nuk justifikohet dot më. Evropianët duhet të distancohen nga kjo ide.

Edhe në SHBA mendojnë prej vitesh, se pozicioni evropian ndaj Hisbollahut është shumë i butë. John Brennan, këshilltar i Presidentit Obama për Sigurinë Kombëtare, tha se partnerët evropianë duhet të jenë aktivë dhe të ndihmojnë për zbulimin e flukseve të parave dhe kontakteve të Hisbollahut në mbarë botën. Edhe shefi i qeverisë libaneze Naxhib Mikati e ka marrë fjalën. Ai i siguroi Bullgarisë përkrahje në hetimin e mëtejshëm, Një ofertë, që ndoshta nuk duhet të merret shumë seriozisht.