1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Hetim me ndihmën e SHBA

Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar të martën ndihmë teknike nga ekspertët e SHBA-ve në hetimin e ngjarjeve të 21 janarit ku mbetën tre të vdekur dhe dhjetra të plagosur gjatë një demonstrate antiqeveritare të opozitës.

Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama

Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama

Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama përsëriti disa herë faktin se nga Prokuroria kishte vendosmëri për të realizuar një hetim, siç tha ajo “objektiv, të paanshëm dhe profesional” për gjithshka ndodhi në 21 janar në kryeqytet. Për ta bërë procesin më të besueshëm Rama, tha se i ka kërkuar SHBA-ve ndihmë teknike për ekspertizë më të kualifikuar.

“Të gjithë biem dakord që asistenca që ofrohet nga SHBA është më e lartë se ajo që ofrojnë ekspertët, tanë dhe të gjithë biem dakord që këto çështje të rëndësishme duan asistencë teknike në këtë nivel, për shkak të kompleksitetit, për shkak të impaktit që ka në publik”.

Protest Tirana Albanien Januar 2011

Pas trazirave në Tiranë, 21 janar

Kryediplomati amerikan në Shqipëri shprehu tronditjen dhe trishtimin për atë që ndodhi të premten e kaluar. Ai shfaqi hapur mbështetje për hetimet që po bën prokuroria dhe se besonte që vendi i tij do të miratonte ekspertizën e kërkuar nga pala shqiptare.

Ambasadori Arvizu gjeti rastin që të apelojë për qetësi dhe përmbajtje nga faktori politik. Ai ishte i drejtëpërdrejtë në kërkesën që drejtoi për dy liderët kryesorë të mazhorancës dhe opozitës. “Shpresoj që dy udhëheqësit politikë, kryeministri dhe shefi i opozitës, të marrin në konsideratë shtyrjen ose anullimin e tubimeve që janë paralajmëruar njëri për të premten dhe tjetri për të shtunën”. Sa i takon urdhër-ndalimeve që ka lëshuar prokuroria për 6 efektiva të gardës së republikës që dyshohen për vrasjen e 3 demonstruesve dhe plagosjen e disa të tjerëve, Ina Rama, i quajti ato në favor të hetimit të të plotë të ngjarjeve. Por nga dita e shtunë paradite policia e shtetit vijon të kundërshtojë zbatimin e urdhër ndalimeve duke i kosnideruar ato si të paligjshme.

Autor: Arben Muka

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 25.01.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/1033w
  • Data 25.01.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/1033w