1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Herrmann: Të frenohen azilkërkuesit nga Ballkani

Numri i azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit në Landin e Bavarisë është rritur në mënyrë të ndjeshme. Vendi më problematik është Serbia. Kjo është e papranueshme thotë Ministri i Brendshëm i Bavarisë, Joachim Herrmann.

Ministri i Brendshëm i Bavarisë Joachim Herrmann, ka kërkuar nga qeveria gjermane që të merren masa kundër numrit në rritje të azilkërkuesve nga shtetet e ish-Jugosllavisë dhe nga Shqipëria. Abuzimi me kërkesën për azil duhet të frenohet tha Herrmann. “Unë nuk mund të pranoj që këta vende të jenë në listën e vendeve origjinë të azilkërkuesve“, tha Herrmann për agjencinë e lajmeve dpa.

Shumica e azilkërkuesve nga Serbia

Më shumë problem janë azilkërkuesit nga Serbia, vend i cili udhëheq edhe listen e vendeve nga vijnë shumica e azilkërkuesve. Sipas Herrmann në Gjermani kanë ardhur 18001 qytetarë serbë më shumë në krahasim me një vit më parë. Në vend të katërt renditet Maqedonia.

Qytetarët nga Serbia, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria dhe Mali i Zi, përfitojnë prej disa vitesh nga lëvizja e lirë në zonën Shengen në Evropë. Në vitin 2012 në gjithë Bashkimin Europian, nga këto vende ka pasur vetëm 47 mijë kërkesa për azil.

Ministri i Brendshëm i Bavarisë, Joachim Herrmann

Ministri i Brendshëm i Bavarisë, Joachim Herrmann

Ne kemi rënë dakort me antarët e koalicionit që vendet e Ballkanit Perëndimor t'i quajmë si vende të sigurta në ligjin për procedurat e azilit. Në këtë mënyrë mund t'u japim më shpejt përgjigje kërkesave për azil dhe ata që nuk e fitojnë të drejtë e azilit të mund të dëbohen më shpejt nga Gjermania, tha Herrmann.

Jo para xhepi

Politikani i CSU-së argumenton se fluksi i azilkërkuesve nga Ballkani shkon në kurriz të refugjatëve kërkesat e të cilëve mund të jenë të përligjura. "Përmes këtyre kërkesave abuzive për azil zgjatet edhe përpunimi i aplikimeve për njerëz të ndjekur politikisht në vende të tjera.“

Herrmann propozon që azilkërkuesve nga vende origjine të sigurta të mos u jepen në tre muajt e parë pas mbërritjes në Gjermani paratë e xhepit. Kërkesat për azil janë rritur sidomos pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese Gjermane të marrë në vitin 2012 për rritjen e shumës së parave të xhepit.