1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

"Heronj ne bëhemi, vetëm kur na vrasin" Deputeti italian në Parlamentin Evropian Crocetta lufton kundër Mafias

Prej vitesh ai i ka shpallur luftë krimit të organizuar, tani dëshëron të punojë edhe në nivel evropian, por ndodhet në konflikt me autoritetet belge për mbrojtjen e tij policore dhe s'shkon dot në Bruksel

default

Parlamenti Europian në Bruksel

Deputeti sicilian në Parlamentin Evropian Rosario Crocetta ndodhet në listën e vdekjes të mafias. Kush dëshiron tani të flasë personalisht me Rosario Crocetta-n, i duhet të udhëtojë deri në Sicili, megjithëse politikani është zgjedhur ndërkohë deputet në Parlamentin Evropian. Crocetta nuk mund të shkojë në Bruksel, aty ku deputët e tjerë e kalojnë shumicën e kohës së tyre.

Leerer Sitz Europaparlament symbolisch

Një karrige bosh në Parlamentin Evropian

Ai ka frikë nga mafia, frikë për jetën e tij. Mafia dëshiron ta vrasë, sepse si kryebashkiak i një qyteti në jug të Italisë ai u tregua i suksesshëm në luftën kundër krinialitetit të organizuar. Në Itali Crocetta ruhet ditën dhe natën nga katër policë. Kurse Belgjika i refuzon atij mbrojtjen policore, sqaron Crocetta në një intervistë telefonike:

"Pas vrasjeve mafioze në Duisburg është naive të mendohet se mafia nuk mund të veprojë jashtë Italisë. Ajo ka vrarë në një vend, ku policia e kryen mirë punën e saj. Si mund të mbijetoj unë pa mbrojtje pesë vjetët e punës në Parlamentin Evropian, ku gjithçka është transparente, ku dihet, ku dhe cilat mbledhje mbahen".

Me rastin e Crocettës është marrë së fundi edhe Presidenti i Parlamentit Evropian, Jerzy Buzek. Ai i është drejtuar me një letër ministrit të Brendshëm belg, Turteboom. Në të thuhet: është mirë që deputetit t'i ofrohet mbrojtja e nevojshme. Një zëdhënës i ministrisë së Brendshme tha: Crocetta do të ketë mbrojtje, por bëhet fjalë se sa mbrojtje është e nevojshme. Hollësi të tjera nuk mund të ofrohen për publikun.

Crocetta lufton në radhë të parë në Strasburg, ku mbrojtjen policore e gëzon gjithsesi. Atje mban mbledhje njëherë në muaj Parlamenti Evropian. Si deputet ai dëshiron të luftojë kundër kriminalitetit të organizuar, në mbarë Evropën.

Europaparlament Straßburg

Parlamenti Evropian në Strasburg

"Në vendet e reja të Bashkimit Evropian ka gjithandej kriminalitet të organizuar. Në Lituani, Rumana, Poloni dhe në Shqipëri, atje ka kriminelë, të cilët janë të lidhur me mafian italiane".

Crocetta flet shumë serizosisht për këto çështje dhe kjo kuptohet edhe, nëse i hidhet një sy biografisë së tij. 56 vjeçari ka qenë kryebashkiak i qytetit Gela në Italinë Jugore. Ai ka krijuar një rrjet ndërmarrjesh, që luftojnë kundër mafias. Ai është komunist dhe e pranon hapur se është homoseksual, diçka që në Sicili vazhdon të mos pranohet. Gjatë kohës, që ka qenë kryetar bashkie, policia pati arrestuar 900 mafiozë. Forcat e sigurimit patën arritur të pengojnë disa sulme kundër tij.

"Ne luftëtarët kundër mafias jemi specialistë. Ne kemi fituar përvojë në luftë, këtë përvojë mund ta përcjellim më tej. Por heronj bëhemi vetëm, nëse na vrasin".

Autor: Christoph Prössl/Esat Ahmeti

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 12.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/K4ev
  • Data 12.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/K4ev