1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Heqja e imunitetit të dy deputetëve të BDI-së mund të luhatë koalicionin qeveritar

BDI beson se ligji për amnisti duhet t'i mbrojë deputetët e BDI-së. Ajo beson se se gjykatat në Maqedoni nuk vihen në shërbim të realizimit të urdhërave të elitave politike

Godina e Parlamentit në Shkup

Godina e Parlamentit në Shkup

Gjykatat e Shkupit dhe Tetovës kanë kërkuar nga Parlamenti që t'ia heqin imunitetin e deputetit të BDI-së, Hysen Xhemailit, i cilit akuzohet për pjesëmarrje në rastin "Punëtorët e Mavrovës", dhe deputetit Talat Xhaferi, i cili dyshohet për pjesëmarrje në incidentet zgjedhore. Në bazë të kërkesës së gjykatës, Komisioni parlamentar për çështje të manadateve dhe imuniteteve duhet të vendosë në afat prej 48 orësh rreth imunitetit të deputetëve të lartpërmendur. Kryesia e BDI-së ka mbajtur një mbledhje konsultative, në të cilën janë diskutuar të gjitha temat aktuale politike në vend. Përsa u përket rasteve të Hagës, sipas deputetes Ermira Mehmeti, qëndrimet e BDI-së janë të qarta se ato mbulohen nga ligji për amnesti.

" Ne duam të besojmë se gjykatat në Maqedoni nuk vihen në shërbim të realizimit të urdhërave të elitave politike dhe ne duam të besojmë se ideja e reformimit të gjykatave duhet ta krijoj atë hapsirë , të siguroj, garantojë se vendimet e gjykatave nuk janë vendime politike”- thotë Ermira Memeti

Procedimi i lëndëve të kthyera nga Haga mund të luhatë qeverinë e koalicionit

Heqja e imunitetit për dy deputetet e pozitës mund t'i luhatë dukshëm marrëdhëniet edhe ashtu të brishta midis partnerëve të koalicionit qeveritar.

Bashkëpunimi midis BDI-së dhe VMRO-DPMN-së duhet të bazohet mbi parimet e partneritetit , bashkëqeverisjes dhe interesave të përbashkëta për të gjetur zgjidhje që janë në interes të Maqedonisë, zgjidhje që nuk do ti dëmtojnë proceset politike dhe proceset e integrimit të vendit në strukturat euroatlantike” - vlerëson deputetja dhe zëdhënësja e BDI-së Ermira Mehmeti.


Opozita shqiptare kërkon ekspertizë të ligjit të amnistisë


Kreu i PDSH-së opozitare , theksoi se subjekti i tij ka përgatitur një iniciativë për interpretimin e Ligjit të amnistisë, përmes së cilit , do të zgjidhet ky problem në Parlament. Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi tha se do të rishqyrtojë pjesëmarrjen në takimin e liderëve, nëse rastet e Hagës nuk trajtohen konform ligjit për amnesti. Sipas Thaçit , Bashkimi Demokratik për Integrim nuk është një forcë politike, e cila mund ta zgjidhë problemin me rastet e kthyera nga Gjykata ndërkombëtare e Hagës. Mirëpo mbetet enigmë se si do të kontribuojë PDSH-ja në këtë drejtim, kur dihet se nga konstituimi i Parlamentit ajo i bojkoton punimet.

  • Data 25.09.2008
  • Autor Fatos Musliu/Shkup
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FOxg
  • Data 25.09.2008
  • Autor Fatos Musliu/Shkup
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FOxg