1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Hendeku mes të pasurve dhe të varfërve në Gjermani po rritet

Pas mesazhit permes videos në internet të kancelares gjermane, Merkel në fundjavë, shtypi gjerman analizon gjendjen sociale në Gjermani

default

Varfëri ka edhe në Gjermani. Mensë sociale në Frankfurt

Merkel në fundjavë bëri një bilanc dhe dha një mesazh urimi për krishtlindjet. Theksi u vu tek sukseset e arritura në vitin 2007. Shtypi gjerman analizon çështjet e prekura nga kancelarja Merkel:

" Rhein Neckar" Zeitung e Heidelbergut mbi bilancin e kancelares dhe gjendjen sociale në Gjermani:

"Kancelarja e sheh veten përgjegjëse për shpërndarje dhuratash këtu hyjnë: fondi për lejen e lindjes së prindërve, çerdhet, mbrojtja e klimës, reduktimi i papunësisë. Ndërsa socialdemokratët me sulmet e tyre vetëm se e prishin këtë atmosferë. Por pamja e familjes qeveritare në harmoni që del para popullit me një bilanc të suksesshëm ka disa të çara: Të mirat që dolën nga veprimi politik dhe ekonomik nuk janë të shpërndara në mënyrë të drejtë. Në disa raste madje ndryshimet janë kaq të dukshme saqë kjo mund të rrezikonte edhe paqen sociale. Në mes 0,54% të rritjes së pensioneve me një rritje të vazhdueshme çmimesh dhe shpërblimeve milionëshe të topmenaxherëve qëndron një hendek i pakapërcyeshëm."

" Thüringer Allgemeine" mban qëndrim kritik ndaj mesazhit optimist të Merkelit:

"Tek shumë vetë mesazhi i kancelares për krishtlindjet shkon si një jehonë që vjen nga tepër larg. Nga bilanci pozitiv i saj njerëzit nuk kanë parë gjë... Lufta për shpërndarjen e peshave sociale do të bëhet më e ashpër. Si pasojë rritet edhe më shumë shqetësimi për të ardhmen."

Mesazhin e kancelares shtypi gjerman e merr edhe si shkas për të diskutuar dhe njëherë mbi drejtësinë sociale në Gjerman, pikërisht sot para natës së krishtlindjeve:

"Augsburger Allgemeine" e sheh debatin për drejtësinë sociale nga pikëpamja e hendekut social gjithnjë e më tepër në rritje në Gjermani:

Njerëzit e ndjejnë që barazpeshimi sociale nuk qëndron më. Në një shoqëri të suksesshme baza është që shumica e qytetarëve ta shohin sistemin si pak a shumë të drejtë. Në vendin tonë ishte kështu për vite me radhë. Por kjo drejtësi ka marrë fund. Hendeku mes të pasurve dhe të varfërve në Gjermani po rritet, shoqëria po hapërndahet gjithnjë e më shumë. Thellë deri në shtresën e mesme sundon frika e rënies sociale, Masa e gjerë nuk e sheh me sy rritjen ekonomike, ndërkohë që të ardhurat dhe pasuria e të shtresës së lartë kap majat e larta me shpejtësi."

"Braunschweiger Zeitung" analizon vazhdimin e zgjerimit të ngulimeve izraelite duke kujtuar premtimet e bëra në konferencën për Lindjen e Mesme në Anapolis para katër javësh.

"Shefin e qeverisë izraelite, Ehud Olmert e kanë dobësuar aferat politike. ai nuk është kryetari i qeverisë që ka një vizion për paqen. Si pasojë vazhdohet si më parë: njoftimi i fundit për vazhdimin e ndërtimit të ngulimeve të reja nuk është ndonjë çudi. Fakti që një nga këto ngulime ndodhet në Jeruzalemin lindor do t'i provokojë palestinezët e të dyja kampeve. Për fat të keq, SHBA dhe BE janë në Lindjen e Mesme vetëm spektatorë që vetëm paralajmërojnë dhe - ose paguajnë. Për sa kohë që palët e përfshira në konflikt nuk i vënë në jetë marrëveshjet e bëra në Anapolis, nuk ka arsye për optimizëm. Para këtij fakti do të ishte naive të besoje në shansin e një shteti palestinez të pavarur dhe të aftë për të mbijetuar."

  • Data 24.12.2007
  • Autor Arapi, Lindita
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CfZt
  • Data 24.12.2007
  • Autor Arapi, Lindita
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CfZt