1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Hendboll: Gjermania eliminohet nga Kampionati Botëror

Hendboll: Gjermani- Danimarkë 25:27

default

Nga ndeshja Gjermani-Danimarkë

Në kuadër të ndeshjeve të kampionatit botëror të hendbollit në Kroaci, ekipi gjerman me trajnerin Heiner Brand ka humbur mbrëmë ndaj ekipit të Danimarkës me rezultatin 25:27, duke humbur kështu edhe shancet për tu kualifikuar për në gjysëmfinale.

Në ndeshjet e zhvilluara në futboll për kupën e Gjermanisë, DFB-Pokal, u arritën këto rezultate: Shtutgart-Bajerni i Mynihut 1:5, Hamburg- 1860 Mynih 3:1, Jena-Shalke 1:4, Freiburg-Mainz 1:3. Sot do të zhvillohen edhe katër ndeshje të tjera.

Amerikani Andi Rodik kaloi në gjysmëfinale të Australian Open, pas tërheqjes së kampionit në fuqi Novak Xhokovic. Ndërsa tenisti serb nuk mundi të vazhdonte më ndeshjen pas konsumimit të shumë pijeve energjike gjatë ndeshjes.

Organizatorët e Botërorit 2010 premtuan se do të jenë gati për të pritur ndeshjet e këtij turneut, edhe pse duhen vetëm 500 ditë deri në fillimin e tij. Duke folur në një konferencë për shtyp në Johanesburg, kreu i Komitetit Organizativ Deni Xhordan, tha se përgatitjet tashmë kanë arritur në një stad të rëndësishëm. Afrika e Jugut ka ndërtuar 10 stadiume të reja për Kupën e Botës 2010, të cilët kanë kushtuar me një mesatare prej rreth 316 milionë dollarë, secili si rrjedhojë e rritjes së çmimit të lëndëve të para. Botërori 2010 do të startojë më 11 shkurt dhe pritet që Afrika e Jugut gjatë kësaj periudhe të vizitohet nga rreth 450 mijë turistë.

  • Data 29.01.2009
  • Autor Agjensitë / Kelmendi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ghus
  • Data 29.01.2009
  • Autor Agjensitë / Kelmendi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ghus