1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Helmut von Moltke - Dështimi i shefit të shtabit të përgjithshëm

Mes entuziazmit për luftën dhe skepticizmit. Si e kanë përjetuar personalitete gjermane Luftën e I Botërore 100 vjet më parë?: Helmut von Moltke.

"Ne jemi të gatshëm, sa më shpejt, aq më mirë për ne." Me këto fjalë u shpreh më 1 qershor 1914, dy muaj para shpërpthimit të Luftës së I Botërore, kreu i ushtrisë së Rajhut Gjerman për një luftë parandaluese. Helmuth von Moltke me këtë deklaratë ashtu si edhe ushtarakë të tjerë përcaktoi ritmin në verën e vitit 1914: Të veprohet sa më shpejt me armë, sepse kështu Gjermania mund t'u bëjë ballë edhe armiqve të fortë. Kësisoj ushtria e nxit në mënyrë masive politikën drejt luftës. Kjo ndonëse Moltke e di, se prej kësaj do të nxitej një luftë botërore, së cilës nuk i dihej fundi: "Se si do të përfundojë kjo, këtë askush nuk mund ta marrë me mend sot."

Helmuth von Moltke është i njohur. Ai është nipi i marshallit me të njëjtin emër nga lufta kundër Francës në vitet 1870/71. Wilhelm i II e emëron atë në vitin 1906 në postin e shefit të shtabit të përgjithshëm. Moltke pranimin e detyrës e kushtëzon me kërkesën që kajzeri të mos ndërhyjë në punën e tij: Të dy burrat qëndrojnë me distancë ndaj njëri-tjetrit, e pikërisht në ditën e parë të luftës një gridnje bëhet shkas për t'i prishur përfundimisht marrëdhëniet mes tyre. Wilhelm urdhëron përkundër rezistencës së Moltkes, që të ndërpritet mobilizimi kundër Francës dhe që të gjitha njësitë papritur të mobilizohen kundër Rusisë - kjo përpara se ai ta tërheqë menjëherë urdhërin.

Sukseset e para të menjëhershme ushtarake në frontin perëndimor nuk e kënaqën Moltken verën e vitit 1914. Me dyshim ai regjistron numrin e pakët të robërve dhe të topave të kapur. Ai merr me mend, se "francezët janë tërhequr sipas planit dhe me rregull" – dhe po përgatiten për kundërsulm. "Më të vështirën e kemi përpara", parashikon Moltke më 4 shtator 1914. Një ditë më vonë vërtetë nis kundërsulmi i francezëve dhe i britanikëve me betejën e Marnes. Ushtria gjermane detyrohet të tërhiqet, operacioni fillestar për frontin e perëndimit ka dështuar përfundimisht.

Moltke është përgjegjës për këtë dështim, gjë që e rrit zemërimin e kajzerit dhe çon në kapitullimin shëndetësor: 66 vjeçari, i cili qysh nga fillimi i luftës nuk ishte mirë dhe vuante prej nervave pëson një depresion nervor. Kundër vullnetit të tij kajzeri e zëvendëson atë me ministrin e Luftës Falkenhayn. Gjashtë javë pas fillimit të luftës gjermanët humbasin kryekomandantin e tyre, zyrtarisht ai konsiderohej si i sëmurë prej çrregullimeve të "mëlçisë dhe të tëmthit". Kjo gënjeshtër e propagandës nuk mund ta mbulojë as kapitullimin e ushtrisë gjermane qysh në muajin e dytë të luftës - e madje as dështimin e shefit të shtabit të përgjithshëm. Dy vjet më vonë Helmuth von Moltke ndërroi jetë nga një hemoragji cerebrale.