1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Hellmut Hoffmann: Ribashkimi i Gjermanisë premisë për bashkimin e tërë Europës

"25 vjet ribashkim i Gjermanisë, 25 vjet proces transformimi në Shqipëri", motoja e Tetorit Gjerman 2015 në Shqipëri, flet për DW mbasadori Hellmut Hoffmann

DW: Gjermania feston sot ( 3 tetor 2025) përvjetorin e 25-të të Ribashkimit të saj.Gjatë këtij një çerek shekulli, që nga 3 tetori 1990, kur ky ribashkim ndodhi, Gjermania është shndërruar në një vend lider në BE dhe zhvilimet globale, sidomos me rolin e saj të spikatur në politikën e zgjerimit të BE -së me vendet e Ballkanit Perëndimor. Cilët janë faktorët që e kanë çuar Gjermaninë në këtë rol, faktorë që meritojnë të përmenden në këtë 25 vjetor?

Hellmut Hoffmann: Ky vit, i 25 vjetorit të ribashkimit të Gjermanisë, është një vit i rëndësishëm jo vetëm për Gjermaninë por për mbarë Europën, pasi me bindje të plotë mendoj që ribashkimi i Gjermanisë ka qenë një premisë për ribashkimin e gjithë Europës, duke e vendosur këtë proces në një rrugë të mbarë zhvillimi. Nëse pyesni në mënyrë të veçantë për rolin e Gjermanisë, në këtë kontekst mund të them që bashkimi i Europës ka qënë një objektiv shumë i rëndësishm për politikën e jashtme të Gjermanisë, në kuadër të të cilit Gjermania është shumë e angazhuar. Mund të them gjithashtu me bindje që zhvillimi i ekonomisë gjermane në 10 vjeçarin e fundit ka kontribuar dhe vazhdon të kontribuojë në mënyrë të konsiderueshme në peshën që ka Gjermania në kontekstin europian. Krahas kësaj ka rëndësi edhe fakti që kancelarja e Gjermanisë, znj. Angela Merkel mban këtë pozicion që prej 10 vitesh, gjë që ka çuar në rritjen e autoritetit të saj dhe të Gjermanisë në tërësi. Kjo mund të shihet fare mirë në menaxhimin e krizës së borxheve në Greqi. Të njëjtën gjë mund të them edhe për ministrin e Jashtëm Federal, Frank Frank-Walter Steinmeier, që është zgjedhur në këtë post për herë të dytë brenda 10 viteve të fundit. Kjo vazhdimësi është pozitive p.sh. në trajtimin e krizës në Ukrainë me partnerët tanë europianë, partnerët francezë që kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në këtë drejtim. Sapo përmenda partnerët dhe miqtë tanë të ngushtë, qeverinë franceze, kombin francez, desha të theksoj që në kontekste të tilla Gjermania vepron në bashkëpunim të ngushtë me partnerët e saj europianë, sidomos me Francën. Nëse i kthehem rolit specifik të Gjermansië lidhur me zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor dëshiroj të përmend rëndësinë e Konferrencës për Ballkanin Perëndimor, të zhvilluar vitin e kaluar me nismën e Qeverisë Federale Gjermane, që ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në përafrimin e këtyre vendeve me BE-në.

Gjatë këtyre 25 viteve marrdhëniet mes Gjermanisë dhe Shqipërisë kanë njohur vetëm rritje. Ҫfarë i karakterizon ato në planin e tyre dypalësh ashtu edhe në kontekstin e BE-së?

Marrdhëniet mes Gjermanisë dhe Shqipërisë janë shumë të ngushta dhe partneriteti mes tyre është po kaq i suksesshëm. Gjermania është angazhuar prej më shumë se 25 vitesh në sektorin e bashkëpunimit ekonomik me Shqipërinë. Jemi shumë të angazhaur në realizimin e projekteve të ndryshme, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë shqiptarë, me strukturat e qeverisë shqiptare. Dëshiroj të përmend projektet mjaft të suksesshme të zyrave të KfW dhe GIZ në Shqipëri, por edhe aktivitete të tjera që i përkasin një spektri më të gjerë sesa ai ekonomik, që në gjykimin tim, janë po kaq të rëndësishme, për realizimin e të cilave ne bashkëpunojmë ngushtë me fondacionet politike gjermane, apo aktivitete të ndryshme kulturore si ato të mësimit të gjuhës gjermane, ku bashkëpunojmë me Qendrën e Gjermanishtes. Nuk mund të lë pa përmendur edhe vizitën e kancelares federale gjermane, Angela Merkel, më 8 korrik të këtij viti, që është shprehje "par excellance" e bashkëpunimit shumë të mirë mes dy vendeve. Kjo ishte vizita e parë e një kancelari federal në Shqipëri dhe pritja miqësore në Shqipëri sigurisht që na gëzoi së tepërmi. Gjermania ka mbështetur dhe do ta mbështesë anëtarësimin e Shqipërisë në BE, dhe përpjekjet e Shqipërisë në këtë drejtim. Madje gjithë bashkëpunimi dy palësh, në gjithë spektrin e vet mjaft të gjerë i shërben këtij qëllimi të përbasshkët. Në këtë kontekst ne po ndjekim me vëmendje maksimale të gjitha reformat që janë duke u zhvilluar, që do të ndihmojnë në afrimin e Shqipërisë me BE, në mënyrë të veçantë reformën në drejtësi. Ka pasur shumë progres në këto drejtime, gjë që e përshëndesim, por të gjithë jemi të vetëdijshëm se mbetet ende shumë për të bërë.

Si do të festohet 25 vjetori i ribashkimit të Gjermanisë në Tiranë?

Në një vit tjetër normal, me rastin e Festës Kombëtare të Gjermanisë, 3 tetorit, do të organizonim një pritje diplomatike në mjediset e aAbasadës Gjermane në Tiranë. Por meqë ky është një vit i veçantë, kemi të bëjmë me 25 vjetorin e kësaj ngjarjeje të madhe, menduam diçka tjetër: në mbrëmje, në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë do të jepet një shfaqje e mbyllur, e pjesës muzikore klasike të shekullit XX-të, Carmina Burana, e autorit Karl Orff, që këtë herë do të vijë në skenë në formën e baletit. Në ditët në vijim shfaqja do të jetë e hapur edhe për publikun e gjerë. Është një projekt i madh dhe ambizioz për realizimin e të cilit janë përfshirë rreth 200 vetë, gjë që tregon edhe nivelin e bashkëpunimt tonë në fushën kulturore . Në këtë shfaqje orkestra dhe trupa e baletit e Teatrit Kombëtar, koreograf Jouri Vamos, një koreogtaf shumë i suksesshëm hungarez, por që jeton prej shumë vitesh në Gjermani, pjesa muzikore do të dirigjohet nga Desar Sulejmani, dirigjent shqiptar që jeton dhe punon prej vitesh në Këln, të Gjermanisë, ndërsa kori do të drejtohet nga Dritan Lumshi. Në shfaqje do të kontribuojë edhe kori i shkollës së mesme artistike "Jordan Misja" që do të drejtohet nga Bujar dhe Mira Aliu

Sivjet është edhe edicioni I 9-të i Tetorit Gjerman. I kam ndjekur që në edicionin e parë, më 2006-ën, dhe çdo vit ka patur gjetje të reja duke pasusruar traditën që ka krijuar tanimë. Cilat janë ristë e sivjetme?

Tetori Gjerman që Ambasada Gjermane realizon në bashkëpunim me institucionet gjermane në Shqipëri është kthyer në një traditë shumë të bukur, është kënaqësi të konstatojmë, vit pas viti, që jehona dhe masa e publikut që ndjek këto aktivitete vjen duke u rritur, shpresojmë shumë që të njëjtën gjë ta konstatojmë edhe sivjet. Ne përpiqemi vazhdimisht të zgjerojmë spektrin e aktiviteteve që realizojmë dhe t'i bëjmë ato sa më interesante. Këtë vit motoja e e tetorit gjerman është: "25 vjet ribashkim i Gjermanisë, 25 vjet proces transformimi në Shqipëri" . Ka një sërë aktivitetesh këtë muaj që do ta trajtojnë këtë temë në një mënyrë ose tjetër. Do të përmend një ekspozitë dhe një forum diskutimni në kuadër të saj. Ekspozita do të paraqesë karikatura me tema politike për ish-Shqipërinë komuniste dhe ish-Gjermaninë Lindore. Është konkursi i ideve "Born in the 90", për të rinjtë që kanë lindur në vitet 90-të, përvojat dhe shkëmbimet mes tyre. Referuar motos së Tetorit Gjerman 2015 dua të përmebd një aktivitet shumë interesant të zhvilluat më 2 korrik të këtij viti në ambasadën gjermane për të përkujtuar 3 200 shtetasit shqiptarë që emigruan në Gjermani. Është një aktivitet i shkuar, por që lidhet me kontekstin e marrdhënieve gjermano- shqiptare. Ka edhe projekte që kanë kohështrirje më të madhe sesa Tetori Gjerman dhe që mundësojnë shkëmbime të konsiderueshme mes Gjermanisë dhe Shqipërisë: p.sh. koreografit të "Carmina Burana" i është dashur që për 6 javë rrjesht të punojë me artistët shqiptarë, duke ndarë dhe ndërthurur kopetencat mes tyre. Është projekti i një rezidence letrare në Shqipëri, kemi ftuar një shkrimtare të re gjermane, Angela Kueler, është një yll i ri i skenës letrare në Gjermani, përmes këtij projekti synohet të jepet një kontribut i rëndësishëm për krijimin e një rrjeti me shkrimtarë gjermanë dhe shqiptarë, që do të bëjë që shkrimtarët gjermanë të mësojnë më shumë për Shqipërinë. Do të ketë edhe një pjesë teatrale, "Pse e vodhën makinën" që është vënë në skenë para disa muajsh në Tiranë por që pati sukses dhe ne po e shfaqim përsëri në kuadër të Tetorit Gjerman. Do të ketë edhe aktivitete që kanë të bëjnë me diskutime dhe tema të ndryshme politike si tema e arsimit dhe formimit profesional , që do të realizohen me mbështetjen e fondacioneve politike gjermane në Tiranë. Do të ketë shfaqje filmash interesantë si Good By Lenin, që me rastin e 25 vjetorit kemi menduar të rishfaqet. Qëllimi final i Tetorit Gjerman është t'i bëjmë bashkë të gjithë njerëzit .