1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Heinrich Schliemann - Zbuluesi i Trojës

Ai kontribuoi në suksesin e shkencës dhe arkeologjisë. Zbuluesi Heinnrich Schliemann vdiq para 125 vitesh. Heinrich Schliemann konsiderohej si zbuluesi i Trojës dhe i thesarit të arit në Priamo.

Heinrich Schliemann ishte një përzierje e një njeriu fantastik dhe gjeniut. Një fantastik, sepse me një botim të "Iliadës", të autorit antik Homerit, ka kaluar nëpër Turqi e deri në Trojë. Një gjeni, sepse që në shekullin e 19 ka gjetur metoda studimore, të cilat përdoren edhe sot. Gjermanët nuk i kanë vlerësuar për një kohë të gjatë zbulimet e tij. Nga konkurrentët gjermanë në Berlin asokohe ai nuk është marrë seriozisht. Ndryshe nga Anglia, ku ai më 6 janar 1822 u vlerësua si zbuluesi i Trojës me plot sekrete.

Trojën e kërkonte me një Iliadë në dorë

Kërkimet e Trojës kanë zgjatur me shekuj. Por asnjeri nuk ka mundur të sjellë dëshmi për luftërat e Trojës nga koha e Homerit. Deri në vitin 1871, kur Schliemann asokohe 49-vjeçar, solli dëshmitë e para për ekzistencën e Trojës në Veriperëndim të Turqisë. Heinrich Schliemann nuk ishte i pari, i cili besonte se ky qytet ndodhet pikërisht atje, siç e ka përshkruar edhe vet Homeri.

Deutschland Ankershagen Trojanisches Pferd

A dukej kështu kali i Trojës? Një imitim në Mecklenburg-Pomerani

Britaniku Frank Calvert kishte gërmuar në këtë rajon para gjermanit. Ata të dy u njohën rastësisht. Calvert ishte madje edhe pronar i tokës rreth Hisarlikut, por nuk kishte para për të vazhduar gërmimet. Puna e tij nuk pati sukses. Historia e këtij qyteti, zanafilla e të cilit fillon 3000 vite para erës sonë dhe vazhdon deri në antikitet, ishte e vështirë të përcaktohej mbi bazën e të dhënave të zbuluara. Calvert i pat sugjeruar Schliemann-it që të vazhdonte gërmimet, atje ku ai i kishte ndërprerë. Në vitin 1872 Schliemann ishte i sigurt: muret e trasha që kishte gërmuar i përkisnin kohës së Trojës.

Arkeolog, kërkues i arit, biznesmen

Ëndrra e këtij aventurieri ishte antikiteti. Që nga mosha 8-vjeçare atij i pëlqenin shumë historitë e Homerit. Karriera e tij nisi megjithatë në një drejtim tjetër. Ai është rritur në një familje të një prifti në Ostmecklenburg, me tetë vëllezër dhe motra. Në pamundësi të vazhdojë shkollën, Schliemann mësoi zanatin e tregtarit. Më pas jetoi në Amsterdam, ku mësoi gjuhë të huaja. Brenda një viti ai mësoi holandishten, spanjishten, italishten dhe portugalishten, e më pas edhe rusishten. Schliemann dinte t'i shfrytëzojë me mjeshtëri njohuritë e gjuhëve.

Pas shpërnguljes në Rusi ai u pasurua me lëndën e parë për prodhimin e municionit. Më pas shkoi në Paris për të studiuar, ku mësoi edhe greqishten e vjetër dhe latinishten. Një udhëtim studimor bëri edhe në Itakë, më 1868, ku ka gërmuar për zbulimin e pallatit të Odisesë. Prej andej lundroi nëpër detin Marmara. Iliada e Homerit ka qenë Vademecum-i i tij. Me këtë epos antik ai ka kërkuar edhe Trojën. Së pari vetëm mbi bazën e përshkrimeve të Homerit. Më pas edhe mbi bazën e mbetjeve të qytetit. Ndër zbulimet më të rëndësishme të tij është edhe "Thesari i arit në Priamos" (siç e ka quajtur vet Schliemann), në vitin 1873. Ai e kontrabandoi këtë thesar jashtë vendit dhe ia dhuroi gjermanëve. Në kohën e Luftës së Dytë Botërore thesari ka kaluar në Rusi dhe për vite të tëra konsiderohej si i zhdukur. Ndërsa sot ruhet në muzen Pushkin.

Gabimet

Për fat të keq Shliemann ka bërë disa gabime. Këtu nuk bëhet fjalë fare për "Thesarin e Priamos". Ari i gjetur vjen nga një kulturë e panjohur, e cila është më e vjetër se vet Troja rreth 1250 vjet. Edhe në Mykene, ku Schliemann ka gërmuar prej vitit 1874 deri më 1876 është bërë një gabim. Maska e Artë që e ka zbuluar atje, nuk i përkiste udhëheqësit ushtarak, Agamemnonit. Megjithatë bota ia ka faluar këto vlerësime të gabuara. Heinrich Schliemann, i cili vdiq më 26 dhjetor 1890, në Napoli të Italisë, edhe sot konsiderohet një ndër arkeologët më të njohur në historinë botërore.