1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Haxhinasto në Prishtinë: Ndryshimet e kufijve në Ballkan të rrezikshëm

Zëvëndëskryeministri dhe ministri i punëve të jashtme i Shqipërisë, Edmon Haxhinasto qëndron për një vizitë zyrtare dy ditore në Kosovë. Diskutohet për marrëdhëniet dypalëshe, lobimin për njohje të reja të Kosovës.

default

Ministri i Jashtëm shqiptar Edmond Haxhinasto dhe ai kosovar Enver Hoxhaj

Pas takimeve me autoritetet kosovare, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, i cili qëndron të premten dhe të shtunën (18--19.03) në Prishtinë tha se axhenda e diplomacisë shqiptare dhe asaj kosovare, do të bashkëveprojnë në mënyrë që të ketë një ndikim në proceset integruese të rajonit dhe në njohjet e shtetit të Kosovës.

Shqipëria e mbështet dialogun e filluar Kosovë-Serbi, si një proces të pashmangshëm për integrimet evropiane, tha Haxhinasto: “Është një proces, që jam i bindur se do të ndikojë drejpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve të të dyja vendeve Kosovës dhe Serbisë, dhe do t'i japë një përspektivë të re proceseve integruese të këtyre dy vendeve në Bashkimin Evropian”.

Haxhinasto e cilësoi ndryshimin e kufijve në Ballkan si të rrezikshëm. Ide të tilla Tirana zyrtare nuk i mbështet. “Tezat për bashkime, për shkëmbime territoresh, janë teza të dëmshme që nuk i shërbejnë aspak stabilizimit të rajonit, aq më pak i shërbejnë shqiptarëve”, u shpreh Haxhinasto pas takimeve të së premtes.

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Lindita Arapi

  • Data 19.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10cX8
  • Data 19.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10cX8