1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Hashim Thaçi- i vendosur për kalimin e kompetencave te kosovarët

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se pavarësisht nga paqartësitë rreth rolit të UNMIK-ut dhe vendosjes së misionit të BE-së në Kosovë, institucionet e Kosovës do të marrin përgjegjësitë që u takojnë

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi

Qeveria e Kosovës me të gjitha ministritë e saj, po bën përgatitjet e fundit, që në datën 15 qershor të marrin të gjitha përgjegjësitë nga administrata e Kombeve të Bashkuara. Edhe pse akoma nuk ka një vendim të qartë, se cili do të jetë roli i UNMIK-ut, pas datës 15 qershor, sipas kryeministrit, Hashim Thaçi, institucionet pas kësaj date do të funksionojnë sipas dispozitave të Kushtetutës së re të Republikës së Kosovës.

" Institucionet e Republikës së Kosovës janë të përgatituara që t'i marrin të gjitha përgjegjësitë. Këtë do ta bëjmë me përgjegjegjësi të plotë dhe në bashkëpunim të ngushtë me institucionet ndërkombëtare për funksionim të plotë të çdo segmenti në vend ", thotë kryeministri Thaçi.

Me hyrjen në fuqi të Kushtetutës së Kosovës, duhet të fillojë mandatin edhe misioni i ri i BE-së, EULEX. Megjithatë akoma është e pasigurt nëse ky mision do të fillojë mandatin me 15 qershor, sepse më parë duhet arritur një marrëveshje ndërmjet Nju Jorkut dhe Brukselit. Kjo për faktin që rezoluta 1244 pengon vendosjen e misionit të ri evropian, mirëpo, tashmë ka kohë që është hedhur ideja që UNMIK-u dhe EULEX-i të bashkë-veprojnë. Sërish kryeministri Thaçi.

"Ka disa dilema për bartjen e përgjegjësive në mes të UNMIK-ut dhe EULEX-it, që besoj se do të ndahen në mënyrë të duhur dhe Kosova do të ketë një adresë të vendosjes ndërkombëtare dhe do të ndodhë qartësia e plotë".

Sidoqoftë, sipas autoriteteve kosovare muaji qershor pas shpalljes së pavarësisë do të jetë muaj shumë i rëndësishëm, sepse hyn në fuqi kushtetuta e Kosovës. Me këtë do të krijohen edhe dikasteret tjera shtetërore, siç janë ministria e jashtme dhe me këtë do të shënohet një fillim aktiv i prezencës së diplomacisë kosovare në qendrat e vendosjes ndërkombëtare.

  • Data 03.06.2008
  • Autor Bekim Shehu/ Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EC6M
  • Data 03.06.2008
  • Autor Bekim Shehu/ Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EC6M