1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Harmonia gjermano-franceze dhe dhuna në Itali

13 Nëntor 2007

Takimi i krerëve të Francës dhe Gjermanisë dhe trazirat e tifozëve të futbollit dhe dhuna në Itali, janë dy temat më të preferuara të komentatorëve të sotëm gjerman.

https://p.dw.com/p/CAhE
Fotografi: AP

Pas disa ecejakeve, nga jashtë duket se raportet mes Gjermanisë dhe Francës, sërish kanë gjetur harmoninë e duhur. Kështu të paktën i duket komentatorit të gazetës "Badisches Tagblatt", që botohet në Baden Baden.

"Në Këshillin e ministrave u bë fjalë edhe për politikën e dy vendeve për integrimin. Franca dhe Gjermania duan që në samitin e Afrikës, në dhjetor të dalin me qëndrime të përbashkëta. Mirëpo kjo çështje ka pak të bëjë me integrimin. Pas trazirave të vitit 2005 në rrethinat e Parisit, ministri i atëhershëm i punëve të brendshme, Nikola Sarkozi pohoi se qëllimi i tij për këtë vit ishte dëbimi i 25.000 të huajve me qëndrim ilegal. Për shkak të sedrës së tyre, të dy vendet duket se shumë shpejt kanë gjetur gjuhë dhe politikë të përbashkët. Nëse janë të bashkuara mund të arrijnë shumë. Bashkëpunimi është baza më e mirë për sukses. Këtë e kanë dëshmur edhe shumë presidentë dhe kryeministra para Angela Merkelit dhe Nikola Sarkozit", pohon "Badisches Tageblatt".

Ndërsa "Eßlinger Zeitung" pohon: "Nxënësit dhe muzikantët e dalluar me apo pa prejardhje të huaj, të cilat janë gjetur për këtë eveniment, dhe për të cilët integrimi kaherë është bërë realitet e jo vetëm vizion, për fat të keq, në këto dy vende janë vetëm përjashtime dhe jo rregull. Tepër gjatë është lënë pas dore çështja e integrimit."

Dhuna e fundit në rrugën e Italisë, ka zgjuar interesim edhe më të madh në Gjermani. "Der Tagesspiegel" që botohet në Berlin paralajmëron se ajo që po ndodh në rrugët e Italisë është një dukuri shumë e rrezikshme. "Në pyteje është një përzierje e rrezikshme e huliganëve dhe kundërshtarëve të globalizimit. Duke i falënderuar kësaj përzierje, në qoftë se mund të thuhet kështu, një tifoz foutbolli i vrarë prej një polici të komunikacionit u shndërrua në një lloj martiri. Sikur polici të kishte shtënë për qejfi. Diçka e ngjashme ka ndodhur në Gjenovë, në verën e vitit 2001, kur u mbajt samiti i G-8. Ndryshe, këto ditë prokuroria në Itali ka kërkuar dënime jashtëzakonisht të rreptra ndaj kundërshtarëve të atëhershëm të globalizimit. Mund të ndodhë që kjo ka shtuar urrejtjen e huliganëve ndaj organeve të shtetit", pohon komentatori i kësaj gazete.

Ndërsa "Allgemiene Zeitung" që botohet në Majnc pohon se futbolli në vendin e kampionit botëror ka rënë për toke. "Një përmbledhje e dështimeve të cilat Italinë e çuan në kaos. Vrasja e një tifozi të Lacios prej policit, eshtë pjesë tragjike e gjithë kësaj. Ndërsa reagimi me tërë ashpërsinë kundër demonstruesve në rrugë është gabim. Politikanët dhe funksionarët e futbollit në Itali nuk e kanë kuptuar përgjegjësinë që u takon. Shtyrja e ndeshjeve do të thotë fitore të dhunës."

Kësaj teme i referohet edhe "Frankfurter Runschau". Gazeta kritikon ashpër udhëheqësit e futbollit italian. "Kampioni i botës ka stadiumet më të këqija ndër të gjitha kombet më të njohura të futbollit. Ka ligën më të korruptuar. Italia ka lejuar në stadiumet e veta parulla raciste kundër disa prej futbollistëve më të mirë. Ka lejuar edhe përdorimin e parullave të djathta në stadiume. Italia i ka krijuar vet këta tifozë, të cilët tani po i ndjekë si terroristë. Mirëpo edhe gjermanët duhet të kenë kujdes që të mos u ngjajë diçka e tillë, sepse në ligat më të ulëta edhe këtu ka pasur dukuri të ngjashme", pohon kometatori i gazetës nga Frankfurti.