1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Haradinaj sërish në Hagë

Dy vjet pas lirimit të tij nga akuzat e ngritura prej gjykatës dhoma e apelit e Tribunalit të Hagës urdhëroi rigjykimin dhe ndaljen në paraburgim të Ramush Haradinajt, Lahi Brahimajt dhe Idriz Balajt.

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj

Gjykata për krime lufte në ish-Jugosllavi vendosi mbajtjen e një procesi të ri kundër ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj. Vendimi vjen dy vjet pas lirimit të tij nga akuzat e ngritura prej gjykatës. Dhoma e apelit e Tribunalit të Hagës për Krime lufte i shfuqizoi në seancën e së mërkurës, vendimet e marra më parë dhe urdhëroi rigjykimin dhe ndaljen në paraburgim të Ramush Haradinajt, Lahi Brahimajt dhe Idriz Balajt.

Kryetari i dhomës së apelit, Patrick Robinson, tha se procesi i parë kundër Haradinajt dhe dy ish-komandantëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte dëmtuar prej frikësimeve ndaj dëshmitarëve. Më tej Robinson shtoi se gjykata nuk e kishte vlerësuar siç duhej seriozitetin e tyre.

Partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)e quajti si një lajm të keq rihapjen e gjykimit ndaj kreut të saj, Ramush Haradinaj.

dpa/dw

  • Data 21.07.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OQyA
  • Data 21.07.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/OQyA