1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Haradinaj më parë në Hagë se në Serbi

Në Beograd gjithnjë e më shumë flitet se Haradinaj mund të dërgohet në Hagë dhe jo në Beograd.

Dokumentacioni i Serbisë me kërkesën për ekstradiminn e Ramush Haradinajt është dërguar në Francë dhe tani po pritet vendimi. Për detajet e akuzave të Serbisë dihet pak. Në Beograd thuhet se ata kanë siguruar rreth 30 dëshmitarë, të cilët flasin për 13 viktima, ndër to edhe fëmijë. Autoritetet serbe insistojnë tek krimet e bëra në vitin 1999, të cilat nuk janë trajtuar në Hagë, ku Haradinaj është shpallur i pafajshëm ndaj akuzave për krime në vitin 1998.

Presim ekstradimin në Serbi"

Serbia pret prej autoriteteve franceze që Ramush Haradinaj të ekstradohet në Serbi, thotë për Deutsche Wellen, prokurori i gjykatës serbe për krime lufte, Milan Petroviq. "Ne presim ekstradimin për shkak se këtu bëhet fjalë për një proces juridik, të pa ngarkuar nga politika, që është thënë edhe në aktakuzën tonë dhe lutjen për ekstradim."

Petroviqi nuk do të flasë për detajet, por pohon se "të gjithë dëshmitarët janë shpallur në veçanti të ndjeshëm dhe se bërja publike e emrave të tyre do të mund të cënonte sekretet e hetuesisë sonë, e do të cënotne edhe sigurinë e dëshmitarëve që do të paraqiten në këtë proces." Popoviq pohon se "janë mbledhur dëshmi solide, por organet e hetuesisë kanë problem me shkuarjen në vendet ku janë bërë krimet, sepse ato janë në Kosovë, ku organet juridike serbe kanë qasje të kufizuar."

Haradinaj do të përfundojë në Hagë?

„Nëse duhet të vë bast se cili do të jetë vendimi i gjykatës së Francës, atëherë mendoj se Ramush Haradinaj më parë do të dërgohet në Haqë se sa të ekstratohet në Serbi", pohon Milivoje Mihajloviq, drejtor i Radio Beogradit dhe reporter shumëvjeçar nga Kosova. Sipas tij, me Haradinajn mund të hapet edhe puna e Gjykatës Speciale në Hagë, sepse nuk ekziston disponimi që Haradinaj të dorëzohet në Serbi. Mihajloviq mendon se ky proces "nuk është politik", por "pasojë e përgjegjësisë së Haradinajt për spastrimet e Metohisë nga serbët". "Duhet theksuar se ka pasur edhe viktima shqitpare. Ndaj kjo çështje duhet të përfundojë në gjykatë, pa përzierjen e politikës, me qëllim që të fillojë edhe procesi i pajtimit."

Serbia nuk do të heqë dorë nga kërkesat

Milan Petroviq thotë se Beogradi nuk do të heqë dorë nga përndjekja e Haradinajt "deri në përgjegjësinë e tij para gjykatave për krimet me të cilat ngarkohet".  Ai nuk përjashton mundësinë që Haradinaj të dërgohet në Hagë, në Gjykatën Speciale, duke shtuar se Serbia ka bashkëpunim të mirë me prokukrorin e saj, amerikanin David Shwendiman. "Nëse e dërgojnë në Hagë ne do të vazhdojmë bashkëpunimin me këtë Gjykatë, ndërsa në rast ekstradimi në Serbi, ne do ta gjykojmë", thotë ai. "Do ta ketë mundësinë e plotë të mbrojtjes dhe nuk do ta ngarkojmë për gjëra që nuk kemi dëshmi. Në Serbi do të ketë një gjykm korrekt dhe të ndershëm", pohon Popoviq për DW.

Ndërsa Milivoje Mihajloviq mendon se arrestimi i Haradinajt nuk do ta pengojë dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, i cili duhet të vazhdojë të martën (24.01), në nivelin më të lartë.