1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Haradinaj kërkon nga vendet njohëse të pavarësisë, që të hedhin poshtë vendimin e presidentit të Kosovës për mosmbajtjen këtë vit të zgjedhjeve

Për DW Ramush Haradinaj flet edhe për angazhimin e tij si ndërmjetësues në konfliktin në Ugandë, ndërmjet qeverisë së atjeshme dhe forcave aleate të njohura si rebelët islamikë

default

Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së

DW: Zoti Haradinaj, të premten grupi drejtues ndërkombetar për Kosovën, debaton për gjendjen në Kosovë, por sipas paralajmërimeve edhe për letrën tuaj me të cilën kundershtoni vendimin për mosmbajtjen e zgjedhjeve këtë vit. Ky vendim është mbeshtetur edhe nga shefi i zyrës civile ndërkombëtare në Kosovë Peter Faith?

Haradinaj: Vendimi për mosmbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në këtë vit na ka befasuar. Mendoj se vendimi pos që nuk është i drejtë në kuptimin kushtetues nuk është në të mirë të Kosovës. Sipas vlerësimit tim Kosova po zhytet në një qeverisje, që nuk është e sukseshme dhe mbajtja e zgjedhjeve, që parashihet edhe në planin e Marti Ahtisarit, do të ishte një mundësi për dalje nga kjo situatë. Zgjedhjet parlamentare do t'i japin mundësi njerëzve, që t'i ndryshojmë trendencat e këqija çfarë i kemi në vend. Për këtë unë me një letër u jam drejtuar ministrave të jashtëm të vendeve, që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, që të mbështesin mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare këtë vit.

DW: Besoni në kthimin prapa të këtij vendimi?

Haradinaj: Unë mendoj se zhvillimi më i mirë për Kosovën do të ishte rishqyrtimi i këtij vendimi dhe të kthehet rendi zgjedhor në Kosovë.

DW: Zoti Haradinaj tashmë është konfirmuar se jeni përzgjedhur si ndërmjetësues i mundshëm në konfliktin në Uganda ndërmjet qeverisë së atjeshme dhe forcave aleate, te njohura si rebelët islamikë. Si e shihni këtë proces, s i mendoni ta ndërmjetësoni?

Haradinaj: Procesi në Ugandë i ka dy etapa. Është një dakordim i palëve në konflikt për të zgjidhur këtë çështje të hapur. Për pjesën e parë unë kam dhënë ndihmën time, ndërsa pjesa e ardhshme dhe kur fillon negocimi, është çështje e palëve se kur ato dakordohen. Besoj se si ndërmjetësues do të mund ta jap ndihmën time natyrisht i ndihmuar edhe nga vendet e involvuara në këtë proces. Unë e kam pranuar ftesën, që të ndërmjetësoj si shenjë gatishmërie nga ana ime, por edhe të Kosovës që të ndihmojmë në zhvillime globale. Kjo për faktin që ne vetë kemi qenë të ndihmuar, na kanë ndihmuar shumë qeveri botërore dhe në këtë linjë edhe ne mund të ndihmojmë.

DW: Qeveria e Ugandës nuk e ka kundërshtuar përzgjedhjen tuaj, kujt do t'i raportoni ju?

Haradinaj: Palët në konflikt do të vendosin vetë për çështjen e negocimit, sikundër që do të vendosin vetë se nën ombrellën e kujt do të ndodhin këto negociata. Unë në këtë rast jam vetëm ndërmjetësus dhe e tërë agjenda ime është, që të ndihmoj palët.

DW: Jeni përzgjedhur si ndermjetesues në konfliktin në Uganda për shkak të përvojës suaj si ish kryengritës, por edhe si politikan i një vendi në tranzicion. Sa mendoni se mund të reflektojë ky ndërmjetësim në imazhin tuaj personal, por edhe të Kosovës?

Haradinaj: Meqë ka një interesim të madh të autoriteteve ndërkombëtare për një stabilizim të gjendjes në Ugandë dhe të vetë Ugandës do të ishte me dobi në rast se arrijmë rezultate. Kjo do t'i përmirësonte bindjet e tyre për Kosovën, që do të rezultonte edhe me marrjen e njohjeve të reja për Kosovën. Ndërsa sa i përket aspektit tim personal, s'mund ta gjykoj, por unë do të isha i kënaqur, nëse efektet do të ishin të mira për Ugandën dhe për vetë njerëzit e atjeshëm.

  • Data 26.02.2009
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/H22C
  • Data 26.02.2009
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/H22C