1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Happy Birthday Her Majesty! Elisabeth e II mbush 90 vjeç

Elisabeth II është prej 63 vjetësh në fron dhe kreu i shtetit të Britanisë së Madhe dhe 15 shteteve të Commonwealth-it. Edhe në këtë moshë të thyer ajo vazhdon t'i ketë vet frenat e mbretërisë britanike në dorë.

Elisabeth e II ka thyer edhe rekordin e kohëszgjatjes në fron që para saj e mbante Queen Victoria. 63 vjet e 216 ditë ka qenë në fron mbretëresha Victoria I. rekordin e saj e theu më 9 shtator 2015 Queen Elisabeth II, e cila është në fron qysh pas vdekjes së të atit mbretit Georg i VI më 6 shkurt 1952, e kësisoj është sot mbretëresha me regjencën më të gjatë në hisotrinë britanike.

Garderoba e mbretëreshës

Jubileu i 90 vjetorit të Queen Elisabeth na jep shkas të hedhim një vështrim edhe në garderobën e saj të famshme. Her Majesty njihet për veshjet e saj shik, të kombinuara në çdo detaj duke qenë kështu karakteristika e mrebtëreshës angleze. Se çfarë vesh ajo dhe me ç'rast kjo nuk i lihet rastësisë.

Përgjegjës për garderobën mbretërore është një ekip prej një duzin stilistësh dhe rrobaqepësish. Në robaqepësinë mbretërore skicohen veshje dhe ato kombinohen në mënyrë perefekte në përshtatje se me ç'rast do të vishen. Ndonjëherë zgjat deri në dy vjet, derisa të realizohet ideja për një veshje të mbretëreshës.

Aspak kursim për detaje specifike

Për realizimin e ideve nuk kursehet aspak edhe për imtësi të tilla si p.sh. në palat e pardesysë vendosen shirita plumbi, në mënyrë që pardesyeja të mos hapet papritur nga era. Me rastin e një parade në maj 2012 mbretëresha kishte veshur një fustan me temina dhe sipër tij një pardesy që dukej si e zbërthyer. Por në të vërtetë në pardesy ishte qepur një rrip nga copa me temina e fustanit, në mënyrë që ajo të dukej e hapur dhe të mos fluturonte nga era, nëse do të frynte papritur.

Königin Elizabeth mit Handtasche und Verwandten

Shefja e ekipit të robaqepësve të mrebtëreshës Angela Kelly në librin "Çfarë vesh mbretëresha" tregon shumë më tepër detaje.

DW.COM