1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Hapje festive e lojërave dimërore

Më shumë se 500 atletë nga 44 vende në startin e Paralympics: është ky edicioni i 10-të i Lojërave Dimërore për Personat me Aftësi të Kufizuara.

default

Ceremonia e hapjes së Paralympics në Vankuvër.

Me një spektakël plot ngjyra u hapën në Vankuvër Lojërat e 10-ta Dimërore për Personat me Aftësi të Kufizuara, të ashtuquajturat Paralympics. Në ceremoni, e cila u hap prej guvernatores së përgjithshme të Kanadasë Michaelle Jean, merrnin pjesë edhe presidenti dhe zëvendëspresidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Jacques Rogge dhe Thomas Bach. Me ceremoninë festive organizatorët kanadezë bënë të qartë se olimpiada për personat me aftësi të kufizuara nuk është për ta një aktitivitet i dorës së dytë.

Amerikania Melissa Stockwell gjatë Paralympics 2008 në Pekin.

Ceremonia e cila shoqërohej me spektakle të shumta kërcimesh dhe muzike arriti kulmin e saj kur në stadium hynë ekipet 44 vendeve pjesëmarrëse. Ekipi gjerman i përbërë nga 20 sportistë dhe drejtohej nga Frank Hëfle që mbante flamurin, ishte ekipi i 17-të që hyri në arenë.

506 sportistë nga 44 vende do të masin deri më datën 21 mars forcat në 64 gara kategorish të ndryshme. Rreth 70 % e 250.000 biletave për Olimpiadën janë shitur.

Afrikanojugori Oscar Pistorius gjatë Paralympics 2008 në Pekin.

Lojërat e 10-ta Dimërore për Personat me Aftësi të Kufizuara zhvillohen për herë të parë në Kanada, sepse deri në vitin 1992 Lojërat Olimpike dhe ato Paralympics zhvilloheshin në vende të ndryshme.

Autor: dpa/afp/pani

Redaktoi: Eliana Xhani

  • Data 13.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MS6e
  • Data 13.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MS6e