1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Hapja e vendeve të punës ndihmë e madhe

Si paraqitet gjendja në Kosovë ku pritet të kthehen 10 mijë romë? Në lagjen e romëve ne jug të qytetit Mitrovicë, Zharko Kovaqeviq menaxhon projektet pranë organizatës KAAD, Agjensioni Kosovar për Avokim dhe Zhvillim.

Shtëpi të reja për romët në Mitrovicë.

Shtëpi të reja për romët në Mitrovicë.

Para luftës së Kosovës në lagjen e romëve në Mitrovicë kanë jetuar mbi 7000 romë. Tani një pjesë e këtij komuniteti jeton në kampet në veri të Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare dhe autoritetet kosovare po vazhdojnë përpjekjet për kthimin e tyre në lagjen ku kanë banuar dikur. Familjet e ktyhera ndërkohë në shtëpitë e reja të ndërtuara për ata, janë paraqitur probleme të tjera.

Njerëzit nuk kanë punë

Zharko Kovaqeviq është menaxher i projektit pranë organizatës KAAD, Agjensioni Kosovar per Avokim dhe Zhvillim: "Në lagjen e romëve të kthyerit janë të kënaqur me hapësirat e banimit por është paraqitur problemi tjetër, ai i punësimit. Njerëzit këtu nuk kanë punë dhe kryefamiljarët e kanë vështirë që t'i mbajnë familjet e tyre dhe të paguajnë shërbimet komunale. Në mënyrë që të zgjidhet ky problem është planifikuar që në vitin 2010 të ndërtohet një minifabrikë për reciklim ku është në plan punësimi i rreth 80 personave."

Ky projekt mbështetet nga katër organizata, Këshilli danez për refugjatë, Mercy Corps, Norvegen Church Aid dhe Agjensioni Kosovar per Avokim dhe Zhvillim, KAAD. Kovaqeviqi sqaron se ndërtimi i fabrikës pritet të filloj në mars të vitit 2010 : "Tani për tani jemi vetëm në fazën fillestare, kemi sjell disa baraka, për disa aktivitete përcjellëse që nevojiten për fabrikë ndërsa vet fabrika për reciklim do të ndërtohet në bashkëpunim me komunën e Mitrovicës e cila ka ndarë tokën, është përgatitur plani dhe shpresojmë që ndërtimi të fillojë diku nga muaji mars i vitit të ardhshëm".

Para luftës së Kosovës në lagjen e romëve në Mitrovicë kanë jetuar mbi 7000 romë.

Para luftës së Kosovës në lagjen e romëve në Mitrovicë kanë jetuar mbi 7000 romë.

Hapja e fabrikës do të hapte vende pune

Ndërtimi i kësaj fabrike e cila do të mundësojë krijimin e vendeve të punës është shumë i rëndësishëm në mënyrë që kthimi të jetë i qëndrueshëm : "Vetëm kthimi si kthim nuk është i qëndrueshëm në rast se njerëzit nuk mund të gjejnë punë dhe të mbajnë familjen".

Menaxheri i këtij projekti në Agjensioni Kosovar per Avokim dhe Zhvillim, Zharko Kovaqeviq flet për një bashkëpunim të mirë me strukturat komunale të Mitrovicës : "Sa i përket bashkëpunimit me komunën aktualisht bashkëpunimi është shumë i mirë. Në muajt e fundit janë bërë përparime të mëdha pasi që vet kthimi si proces është shumë i komplikuar. Në fillim ka pasur disa mosmarrëveshje dhe është dashur që të gjitha gjërat të vendosen në vendin e vet. Ka pasur probleme edhe me komunën, me ata që duhej të ktheheshin dhe organizatat e tjera. Ndërkaq tani në muajt e fundit bashkëpunimi është në nivel shumë të mirë".

Autor : Esat Ahmeti

Redaktoi : Aida Cama

  • Data 12.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/L0qj
  • Data 12.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/L0qj