1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Hapet sipari për aktin tjetër të AfD-së

Zgjedhjet parlamentare në Meklenburg-Pomerani - Partia populiste e djathtë AfD surprizon duke dalë forca e dytë politike. Kristiandemokratët humbasin dukshëm elektorat duke u renditur si partia e tretë në këtë land.

Deutschland Landtagswahl Mecklenburg-Vorpommern

Kandidati kryesor i AfD-së në Meklenburg-Pomerani Leif-Erik Holm dhe dy nënkryetarët e partisë Alexander Gauland dhe Beatrix von Storch

Bota përmbyset në Shverin: kur në televizion pak pas përfundimit të votimeve për zgjedhjen e parlmantit të ri të landit Meklenburg-Pomerani socialdemokratët llogariten të kenë fituar rreth 30%, në radhët e përkrahësve të kësaj partie shpërhtejnë brohoritjet, pavarësisht humbjeve me rreth 5% krahasuar me zgjehdjet e vitit 2011. Kryeministri i landit Erwin Sellering pak më vonë shprehet për fushatën elektorale "më të vështirë", por edhe "më të bukur". Për ta kuptuar këtë, duhet të dish, se socialdemokratët që qeverisin në këtë land qysh nga viti 1998 kishin llogaritur me një rezultat edhe më të dobët. Në anketime ata pjesërisht parashikoheshin se do të arrinin diku tek 20%. Por në fund ata ndienë më shumë mbështetje se gjatë fushatës.

Deutschland Landtagswahl Mecklenburg-Vorpommern Erwin Sellering SPD

Kryeministri socialdemokrat i landit Meklenburg-Pomerani

Socialdemokratët janë të lehtësuar tani që kanë dalë grupi më i fortë parlamentar. Ndërkaq partia Alternativa për Gjermaninë (AfD) fitoi bindshëm si forca e dytë në parlamentin e landit. Një rezultat të tillë as që mund ta ëndërronte partia kristiandemokrate (CDU), e cila humbi në duelin elektoral kundrejt populistëve të djathtë.

Do të kishte qenë e kënaqshëm edhe një kuotë prej gati 20% për të dalë të paktën si forca e dytë, por këtë asaj ia bëri të pamundur AfD-ja. Në këtë mënyrë dega e CDU-së në Meklenburg-Viorpomern hyn në historinë e partisë si e para që u sfidua nga një konkurrente e djathtë.

Kandidati kryesor i kristiandemokratëve, ministri i Brendshëm i landit Lorenz Caffier e ka të qartë se përse ndodhi kjo. Sipas tij ka pasur vetëm një temë: politika e refugjatëve. Ndërkohë që në Meklenburg-Pomerani janë strehuar vetëm 3% e refugjatëve. Ai e ka të qartë, që zgjedhjet në landin e tij shërbyen si një votim ndaj kursit të kancelares Angela Merkel. Ngjashëm ndodhi edhe më 13 mars, kur CDU-ja humbi vota në Baden-Vyrtemberg, në Renani-Pfalc dhe në Saksoni-Anhalt.

Deutschland Landtagswahlen Mecklenburg-Vorpommern AfD Anhänger

Përkrahësit e AfD-së

Sidoqoftë në Meklenburg-Pomerani CDU-ja shpëtoi nga banka e opozitës. Sepse bashkë me socialdemokratët ajo në bazë të shifrave mund të vazhdojnë të qeverisë me një shumicë solide në koalicion me bazë të gjerë. Ky do të ishte koalicioni i tretë radhazi, por kësaj here me një partner të dobësuar kristiandemokrat. Kryeministri socialdemokrat rezultatin e zgjedhjeve e cilëson si "deprimues".

Kandidati kryesor i AfD-së Leif-Erik Holm në Shverin deklaroi, se "këtu sot në Meklenburg-Pomerani po shkruajmë historinë". Pas tetë zgjedhjeve të sukseshme në lande që nga viti 2013 për AfD Shverini është hapje e një sipari të ri për partinë e re vetëm trevjeçare.

Nën hijen e AfD-së dhe të SPD-së e CDU-së partitë e tjera kanë pësuar humbje të rënda. Rezultatet më të spikatura janë: Partia e Majta me 12%, ka rezultatin më të dobët të saj, ndërkohë që kjo parti nga viti 1998 deri në 2006 ka bashkëqeverisur me socialdemokratët në këtë land.

Partia nacionaldemokrate e ekstrmit të djathtë, NPD, nuk arriti të fitojë pragun e përfaqësimit parlamentar, kësisoj ajo e ka humbur këtë bastion, përfaqësimin në një që kishte në një parlament landi.

Ekologjistët dhe lioberalët gjithashtu kanë dështuar pa mundur të arrijnë kuotë e nevojshme të 5% për t'u përfaqësuar në parlament.