1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Hapet rruga e zgjedhjeve të parakohshme - Shpërbëhet parlamenti i Maqedonisë

Sipas marrëveshjes së arritur paraprakisht midis liderëve të katër partive më të mëdha parlamentare, zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni do të mbahen më 5 qershor të këtij viti.

default

Salla e parlamentit maqedonas

Me 79 vota pro, asnjë kundër dhe abstenim, deputetët e parlamentit të Maqedonisë, pas një debati maratonë votuan shpërbërjen e parlamentit.

“Konstatoj se Parlamenti mori vendimin për shpërbërjen e tij”, ka deklaruar Trajko Velianovski, kryetar i Parlamentit të Maqedonisë . Në seancën e fundit, ku u debatua për shpërbërjen e Parlamentit, nuk kanë marrë pjesë deputetët e opozitës maqedonase SDSM. Kryeparlamentari Velianovski, të premten (15.04) firmos edhe dekretin që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen më 5 qershor. Rregullorja zgjedhore parasheh që zgjedhjet të mbahen në afat prej 60 ditësh nga dita e shpërndarjes së Parlamentit.

Mazedonien hat Kosovo als unabhängigen Sttat anerkannt Menduh Taci im Parlament

Menduh Thaçi kryetar i PDSH-s

Debate të ashpra në parlamentin maqedonas

Seanca e fundit e kësaj përbërje të parlamentit të Maqedonisë, u karakterizua me debate të ashpra dhe akuza të ndërsjella se kush ka punuar për të mirën apo të keqen e Maqedonisë. Partitë në pushtet u kritikuan se nuk kanë realizuar asgjë nga ajo që kishin premtuar në fillim të marrjes së mandatit. “Në zhvillimin e demokracisë, dosja e Maqedonisë po bëhet gjithnjë e më e keqe. Në kohën e kësaj qeverie, në këto 3 vite, kanë ndodhur raprezaljet më të mëdha ndaj mediave dhe OJQ-ve, ndërsa sistemi gjyqësor dhe policor është keqpërdorur për frikësimin dhe përndjekjen e kundështarëve politikë”, ka deklaruar deputeti i opozitës, Jovan Manasievski.

Akuza të ndërsjella mes partive shqiptare në parlamentin maqedonas

Edhe partitë parlamentare shqiptare kanë akuzuar njëra tjetrën. Sipas partisë opozitare shqiptare PDSH, përbërja e fundit parlamentare ka varfëruar shqiptarët për shkak të rolit inferior të partisë shqiptare në qeveri. “BDI i mundësoi Gruevskit që të shfrytëzojë tërë potencialin e tij në përforcimin e nacionalizmit maqedonas, duke fyer dhe nënçmuar rëndë shqiptarët”, është shprehur Imer Aliu, deputet i PDSH-së.

Mazedonien Treffen Parteien Parlament

Takim i partive parlamentare maqedonase në shkurt 2011 para vendimit për zgjedhje të parakohshme

Ermira Mehmeti Devaja, deputete e BDI-së , ka akuzuar opozitën shqiptare për rolin e tyre inferior dhe dashakeqës në tre vitet e ekzistimit të kësaj përbërjeje parlamentare. “Ky mandat qeverisës, ishte ekstremisht i vështirë dhe po të mos ishte obligimi ndaj faktit që ne fituam legjitimitetin për të qenë në qeveri, nuk do të kishim marrë asnjëherë për detyrë që të korrigjojmë të gjitha politikat e gabuara dhe destruktive që realisht i trashëguam nga qeverisja e kaluar”, deklaroi Mehmeti Devaja

Përbërja e fundit të parlamentit të Maqedonisë, ishte e shtata me radhë që nga pavarësia e Maqedonisë. Ky parlament ishte zgjedhur gjithashtu në zgjedhje të parakohshme parlamentare në qershor të vitit 2008 .

Autor: Fatos Musliu

Redaktoi: Lindita Arapi