1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Hapet procesi për aferën e korrupsionit në Brazil

38 të akuzuar duhet të përgjigjen prej të enjtes (02.08.2012) para Gjykatës Supreme të Brazilit në një aferë ryshfetesh në parlamentin ew vendit. Shtypi brazilian bën fjalë për "proces të shekullit".

Është një prej skandaleve më të mëdha të korrupsionit qysh prej rivendosjes së demokracisë më 1986. Këtë të enjte, shtatë vjet pas fillimit të aferës, hapet procesi në Brazilia. Në bankën e të akuzuarve të gjykatës supreme të vendit (Supremo Tribunal Federal STF) gjenden 38 persona (parlamentarë dhe politikanë të rangut të lartë), të cilët akuzohen të kenë të bëjnë me ryshfete për deputetë. Skandali tronditi në 2005-ën periudhën e parë legjislative të Luis Inácio "Lula" da Silva-s.

Opinioni publiku shpiku fjalën "Mensalão" duke u mbështetur në mënyrën mujore (mensal) të pagesës. Gjithsej mendohet të kenë hyrë në xhepat e deputetëve kombëtarë rreth 30 milionë real (asokohe rreth 9 milionë euro), në mënyrë që këta të votonin në mënyrë të bashkërenduar për propozimet e qeverisë. Sipas akuzës mitat janë financuar nga buxhetet për reklama të sipërmarrjeve shtetërore. Njëri prej parlamentarëve të përfshirë bëri që rrjeti i korrupsionit të kapej në befasi në qershor 2005.

Ish-presidenti Lula da Silva me ish-shefin e tij të kabinetit José Dirceu (r.), i cili konsiderohet si koka e rrjetit të korrupsionit.

Ish-presidenti Lula da Silva me ish-shefin e tij të kabinetit José Dirceu (r.), i cili konsiderohet si koka e rrjetit të korrupsionit.

Pikat e aktpadisë fajësojnë për korrupsion, për pastrim parash, për kontrabandë me valutë, për përvetësim dhe për formim organizate kriminale. Me gjasa gjykatësit federalë do ta dënojnë çdo të akuzuar veçan (nisur nga ish-shefi i kabinetit José Dirceu, i cili konsiderohet si koka e sistemit).

Rëndësia aktuale e procesit

"Procesi Mensalão do të tregojë që imuniteti parlamentar ka kufijtë e vet dhe që gjykata supreme ka guximin për të kryer procese korrupsioni", mendon David Fleischer i Universitetit Brasília: "Ky duhet të jetë një paralajmërim për politikanët, që në të ardhmen të sillen më me ndërgjegje me përgjegjësinë e tyre."

Para së gjithash mund të dëmtohet nami i 66-vjeçarit Lula. Në rast se gjatë procesit do të arrihet të tregohet një lidhje e drejtpërdrejtë me ish-presidentin, mendohet se kjo do të lërë gjurmë në reputacionin e tij deri tani të shkëlqyer. Lula e pati dorëzuar presidencën në përputhje me kushtetutën pas dy periudhash legjislative (kur së fundi gëzonte një mbështetje prej 80% në popullin brazilian).

„Me sa duket Lula është shumë i preokupuar për emrin e tij. Sidoqoftë ai është përpjekur t'i influencojë gjykatësit federalë, në mënyrë që këta ta shtyjnë procesin për në nëntor“, thotë politologu Fleischer dhe tregon se tashmë disa njerëz të besuar kanë kërcënuar se do të nxjerrin në shesh hollësi mbi implikimin e mundshëm të ish-kreut të shtetit.

„Lula ka theksuar gjithmonë se nuk ka ditur asgjë nga këto dhe se për herë të parë ka mësuar për to nga shtypi. Populli ia besoi këtë dhe e rizgjodhi në 2006-n“, thotë Fleischer. Ai supozon: „Për të ka rëndësi rani edhe reputacioni historik.“

Ndikimi te zgjedhjet

Presidentja braziliane Dilma Rousseff me ish-presidentin Lula dhe me paraardhësin e saj Dirceu gjatë marrjes së detyrës si shefe kabineti në 2005-n si pasojë e aferës Mensalão.

Presidentja braziliane Dilma Rousseff me ish-presidentin Lula dhe me paraardhësin e saj Dirceu gjatë marrjes së detyrës si shefe kabineti në 2005-n si pasojë e aferës Mensalão.

„Procesi i shekullit“, siç e quan shtypi brazilian, mendohet të zgjasë të paktën një muaj dhe bie mu në mes të fushatës zgjedhore për zgjedhjet komunale në tetor. Kësisoj mund të ndryshonin raportet politike, në sfondin e të cilave fillon më pas në 2014-n fushata e zgjedhjeve presidenciale.

  • Data 03.08.2012
  • Autor Márcio Damasceno, Mariana Santos / Elert Ajazaj
  • Fjalët kyç brasilien, lula, prozeß
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/15jFe
  • Data 03.08.2012
  • Autor Márcio Damasceno, Mariana Santos / Elert Ajazaj
  • Fjalët kyç brasilien, lula, prozeß
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/15jFe