1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Hapet në Tiranë Panairi i Biznesit Gjerman

Mbrëmë në Tiranë është hapur për herë të parë "Panairi i Biznesit Gjerman". Pjesëmarrja e rreth 40 kompanive e firmave gjermane, ka ngjallur interesim të sipërmarrësve dhe autoriteteve vendore, si dhe të qytetarëve.

Hapet në Tiranë Panairi i Biznesit Gjerman

Hapet në Tiranë Panairi i Biznesit Gjerman

Në ambjentet e hollit të Pallatit të Kongreseve në Tiranë ku janë instaluar pavionet e stendat e rreth 40 kompanive e firmave të ndryshme, ka patur një interesim të madh nga qytetarët tiranas, nga komuniteti i sipermarrësve, nga autoritetet, media etj. Në ceremoninë hapëse të "Panairit gjerman 2009" ishin prezentë dhe ministri i Ekonomisë dhe Energjitikës Genc Ruli, ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Bernd Borchardt, si dhe drejtues të shoqatave dhe organizatave të biznesit nga të dy vendet.

Panairi ka prezantime të produkteve e shërbimeve nga sektori i ndërtimit, mjekësisë, farmaceutikës, ushqimore, industrisë së makinave etj. Vizitorët kanë rastin të njihen nga afër me produkte të njohura "Made in Germany", por dhe me institucione bankare, të kredidhënies, të edukimit dhe kualifikimit gjuhësor etj.

Pavioni i Radios Deutsche Welle.

Ministri i Ekonomisë dhe Energjitikës Genc Ruli, dhe ambasadori gjerman Bernd Borchardt informohen mbi Radion Deutsche Welle.

Ismail Beka, drejtor programi në përfaqësinë e GTZ-së gjermane në Shqipëri thotë për DW, se panairi është pak i vonuar në kohë. Mund të organizohej më herët, në sinkron me dinamikën e depërtimit të biznesit gjerman në vendin tonë. "Sepse kooperimi me Gjermaninë ka kaluar 20 vite. Pra ka patur shanse reale që biznesi të ketë më shumë hapësira, krahas bashkëpunimit teknik. Siç dhe shikohet nga pjesëmarrësit, këtu mjaft kompani e firma kërkojnë të zgjerojnë prezencën me produkte a me shërbime. Për t`i ofruar konsumatorit cilësinë ashtu si dhe në tregun gjerman."

Ministri i Ekonomisë dhe Energjitikës Genc Ruli, së bashku me ambasadorin gjerman në Tiranë, Bernd Borchardt kanë qëndruar disa çaste në pavionin e Radios Deutsche Welle. Ata janë njohur me reformën programore të këtij stacioni që emëton në gjuhën shqipe prej rreth 17 viteve. Në këtë panair radio Deutshe Welle së bashku me Unionin e Dhomave të Tregëtisë dhe të Industrisë së Shqipërisë janë organizatoret e një forumi të hapur për problemet e biznesit, me prezencën e përfaqësuesve nga politika, parlameti, administrata, sipërmarrësit, media etj.

Panairi i Biznesit Gjerman, Tiranë

"Panairi gjerman 2009"

Për njërin prej organizatorëve të këtij panairi, Ilir Zhilla, president i Unionit të Dhomave të Tregëtisë dhe Industrisë, ky aktivitet është ambjenti më i përshtatshëm që jo vetëm të tregohet, të prezantohet, por dhe të negociohet dhe të diskutohet për shqetësimet e kapërcimin e pengesave. Sipas Zhillës, interesimi i siparmarrësve gjermanë është i dukshëm veçanërisht në fushën e energjitikës. Strategjia jonë, thotë ai për DW, është realizimi i projekteve të mëdha zhvilluese, që ato të mbështeten nga GTZ, Kfw etj. "Thelbi është që çdo projekt me paratë e taksapaguesve gjermanë në fushën e asistencës teknike të jetë sa më konkret, të jetë i integruar me biznesin. E rëndësishme them se nuk janë psh 200 mijë euro për ndërtimin e një rruge a ndërtimi i një autoambulance. Por, e rëndësishme është që me 200 mijë euro ne të bëjmë një studim vizibiliteti që më pas të vijë një studim të themi 100 milion euro. Këtë ide ne do t`ia prezantojmë të gjitha instancave dhe përfaqësuesve nga Gjermania". Sipas Zhillës, biznesi gjerman duhet të jetë më këmbëngulës dhe më shumë prezent në Shqipëri. Pasi këtu hyn në një vend me pozicion strategjik në rajon që nuk është shumë larg nga vendet e tjera të rajonit. Për vetë resurset e mëdha energjitike e minerare, si dhe pozicionin në Mesdhe. "Panairi gjerman 2009" është organizuar nga Unioni i Dhomave të Tregëtisë dhe Industrisë së Shqipërisë dhe me mbështetjen e Ambasadës Gjermane në Tiranë, Dhomës Gjermane të Tregtisë (DIHA) dhe Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës në Tiranë.

Autor: Arben Muka

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 24.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Hd5p
  • Data 24.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Hd5p