1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Hapet në Kosovë qendra koordinuese serbe

Qeveria e Serbisë hap në Gracanicë qendrën Kordinuese serbe për Kosovën. Ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanoviq, tha se kjo dëshmon se qeveria e Serbisë dëshiron të jetë sa më afër serbëve të Kosovës.

Manastiri i Graçanicës

Manastiri i Graçanicës

Ministri serb për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç, hapi në Gracanicë jo larg Prishtinës, qendrën koordinuese serbe për Kosovën. Sipas tij, kjo qendër koordinuese do të kryej shërbime të qeverisë së Serbisë, e cila dëshiron që të jetë sa më afër serbëve të Kosovës.

Vizita në Kosovë e ministrit, Bogdanoviç, realizohet me leje të UNMIK-ut. Ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanoviç dhe shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannieri, disa herë janë takuar në kuadër të bisedave teknike Prishtinë Beograd.

Qeveria e Kosovës pranon të përfshihet në këto biseda, por vetëm nëse Prishtina dhe Beogradi, bisedojnë në cilësinë e dy vendeve fqinjë. Hashim Thaçi kryeministër, thotë se Kosova është e interesuar që të ketë marrëdhënie të mira me të gjitha vendet fqinjë të Kosovës. "Ne jemi të interesuar si qeveri e Republikës së Kosovës, që të ndërtojmë raporte të fqinjësisë së mirë me të gjitha vendet e rajonit. Presim që Maqedonia dhe Mali i zi të mos vonohen me njohjen e pavarësië së Kosovës. Në kuadër të fqinjësisë së mirë, Prishtina dhe Beogradi mund të bisedojnë si dy vende fqinjë", thotë kryeministri Thaçi.

  • Data 17.09.2008
  • Autor Bekim Shehu / Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FJzC
  • Data 17.09.2008
  • Autor Bekim Shehu / Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FJzC